Zhbllokohet kriza në Rinas/ Balluku zbulon: Ja kur nisin fluturimet civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur nga Rinasi për situatën e krijuar.

Balluku tha se nga ky moment do të nisin fluturimet esenciale.

“Kemi arritur që me një përpjekje gjatë natës së mbrëmshme të ruajmë vaksinat e konsiderueshme që do duhej të vinin dje. Do të vijnë sot rreth orës 3, dhe më pas do të nisë shpërndarja siç ishte planifikuar.

Do të jetë e pamundur që në këto momente të kemi udhëtime komerciale, por vetëm esenciale. Por gjatë ditës është arritur që të zgjidhet ky problem. Sipas të gjitha planeve tona, nesër dhe gjatë gjithë ditës do të vijojnë fluturimet. Rëndësi ka që trafiku ajëror ka filluar punën.

Duhet të jemi të qartë, se në pistën e aeroportit të Rinasit, do të fillojnë ulen ato fluturime esenciale, emergjencat, fluturimet shtetërore, ushtarake, diplomatike. Po zgjidhim hap pas hapi në orët në vazhdim për të vënë në funksion të gjitha njësitë dhe për të rikthyer gjithçka në normalitet. Ashtu siç thashë, në pistën e aeroportit të Rinasit nga ky moment do të fillojnë të ulen të gjitha ata avionë që futen në kategorinë e fluturimeve esenciale, pra fluturimet humanitare, fluturimet shëndetësore, emergjencat, diplomatike, shtetërore dhe fluturimet ushtarake. Ndërkohë që fluturimet komerciale, të aviacionit civil për të akomoduar të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri ose nisen nga Shqipëria do të fillojnë nga nesër në mëngjes.”, tha ajo.

Të fundit

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30 të nominuarit për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Lajme të tjera

Web TV