Balla takim me banorët në Stravaj: Mandati i ri nevojitet për të transformuar Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Stravaj në Prrenjas.

Në fjalën e tij Balla u ndal tek objektivat që duhen realizuar në mandatin e ardhshëm.

“Sot jam njeriu më i pakënaqur që nuk kemi arritur dot ta mbajmë angazhimin tonë kryesor për këtë zonë që është çështja e ndërtimit të rrugës së Stravajt. Do isha njeriu më i qetë në botë nëse do kishim arritur ta kryenim këtë angazhim ndaj kësaj zone dhe ndaj këtyre njerëzve aq punëtorë, aq në punë të vetë dhe aq të vuajtur prej shumë vitesh. Do kisha qenë njeriu më i qetë nëse do ta kishim arritur këtë objektiv por nuk duhet të harrojmë një arsye të vetme. Kemi dy vjet që jemi në luftë”, tha Balla.

Për numrin dy të Partisë Socialiste, mandati i ri nevojitet për të transformuar Shqipërinë. Ai tha se në 25 prill do ndajmë në çfarë drejtimi do ecë vendi.

“25 prilli nuk janë zgjedhjet e komunës, nuk do zgjedhim as kryetarin e komunës e as kryetarin e fshatit. Në 25 prill do ndajmë në çfarë drejtimi do ecë Shqipëria, jo në 4 vitet e ardhshme por në 10 e më shumë vite të ardhshme. Sepse në 25 prill do ndahet, do vazhdojmë me këtë partneritet që kemi me SHBA apo BE-në për të çuar përpara reformën në drejtësi apo do kthehemi mbrapsht prap!
Dhe nëse ndonjëri mendon që duhet të kthehemi tek Ilir Meta bashkë me atë mikun e atij, Saliun, unë mendoj që e ka gabim.
Mbas 30 vjetësh nuk mund të jetë ndryshimi në Shqipëri po të njëjtit njerëz.
Unë dua të ju them se për ne është shumë e rëndësishme që të çojmë përpara këtë reformë. Kjo votë kësaj radhe nuk është një votë siç kemi pas çdo 4 vite. Edi Ramën duhet ta ndihmojmë edhe këtu edhe Stravaj,” theksoi Balla.

Lexo edhe :  Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Balla më tej gjatë fjalës së tij i ftoi banorët të mbështesin me votë kryeministrin Edi Rama, pasi në këtë mënyrë do të çohen përpara misionet historike për të cilat ka nevojë sot Shqipëria.

“Ne duhet t’i japim mundësinë Edi Ramës që të na e bëjë edhe rrugën e Stravaj por të na bëjë Shqipërinë si e gjithë Europa që ka 30 vite që lufton. Prandaj unë dua që kësaj radhe të bëhemi të gjithë bashkë, të bëhemi të gjithë bashkë për të çuar përpara këtë mision historik, për ta çuar përpara këtë nevojë që ka sot Shqipëria.

Unë mendoj se ne i kemi të gjitha mundësitë. Kush mendon që Stravaj është një njësi e vogël administrative, çdo votë ka rëndësinë e vet.
Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj radhe të bashkohemi si asnjëherë tjetër, t’i japim mundësinë Edi Ramës të bëjë për Stravajn atë që ka nis të bëjë për Shqipërinë,”- e mbylli fjalën e tij Balla.

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV