“E futëm vajzën në furrë, menduam se vdiq”/ Flet shqiptarja simbol i eksodit të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi në Bllacë të Hanit të Elezit është përuruar ‘Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me vajzën e saj Besianën, teksa po iknin nga ushtria serbe në vitin 1999.

Kjo është një vepër shumë domethënëse, e cila na sjell ndërmend imazhet e dhimbshme të asaj kohe, të cilat u pasqyruan edhe në mediat botërore. Nëna bashkë me të tjerë shqiptarë të Kosovës po iknin nga pushtuesit dhe në krahë ajo mbante vajzën e saj 6-muajshe, e cila pinte qumësht.

Mozaiku është realizuar nga artisti i talentuar Fatos Kabashi, i cili në karrierën e tij numëron shumë punime të tjera domethënëse. Ai ka përdorur rreth 250 mijë guralecë për këtë vepër të gjatë 15 metra dhe të lartë 2.7 metra.

Përveç fotografisë, në këtë mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit, si dhe thënie të politikanëve botërorë për luftën e viteve 1998-1999. Në Bllacën e 10 prillit, të vitit 1999 u dëbuan rreth 400 mijë shqiptarë nga Kosova nga pushtuesit serbë.

Sherifja ishte sot e ftuar në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku rrëfeu një prej momentet më të vështira që ka përjetuar. Vajza e saj e mitur për pak humbi jetën dhe sipas nënës, për 10 minuta e mitura nuk ka reaguar fare.

“Forcat serbe na detyruan të braktisim shtëpitë tona. Vajza nuk ka qarë për 10 minuta. Pas 10 minutash ka nisur të qajë dhe kur morëm udhën dhe u nisëm në drejtim të maleve të Bllacës. Kemi ecur për 24 orë në mes të të ftohtit.

Vajza më thotë: ‘Si ke mundur të më mbash në krahë në atë lodhje, në atë udhëtim, pa ngrënë, pa pirë?’ Kjo është sakrifica e të gjitha nënave në vitin 1999”, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh në “Vetëvendosjen” e Albin Kurtit?

Më herët, nënë Sherifja ka treguar për mediat e huaja: “Pasi kishim ecur 24 orë pa ndërprerje, vajza ngriu dhe nuk qante më. Kishte ngrirë. Mendova që kishte vdekur. E mori kunata ime dhe e futi në furrë të sobës të një shtëpie në Bllacë. Pas dhjetë minutash vajza nisi të qante dhe refugjatët e tjerë nisën të duartrokisnin. Aty nisa të qaj. Kisha shumë emocione”.

Të fundit

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Lajme të tjera

Web TV