E fundit/ Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik shqiptar

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, është zgjedhur ditën e sotme president i Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSH).

Bëhet e ditur se nga 57 vota që janë në total, Fidel Ylli ka marrë 40 vota.

Nga ana tjetër, dy kandidatët që merrnin pjesë në këtë garë, Martin Biba dhe Vojo Malo, kanë marrë përkatësisht 4 dhe 12 vota. Ndërkohë një votë ka rezultuar e pavlefshme.