Qeveria paguan “terapinë e seksit” për ushtarët e plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Izraelit ka vendosur të ofrojë falas terapitë e seksit për ushtarët e plagosur, që kanë nevojë për rehabilitim seksual.

Në shumë vende terapia zëvendësuese e seksit, në të cilën një person është i punësuar për të vepruar si partner seksual i një pacienti, është i diskutueshëm, dhe nuk praktikohet gjerësisht. Në Izrael, megjithatë, është në dispozicion me shpenzimet e qeverisë për ushtarët që janë dëmtuar rëndë dhe kanë nevojë për rehabilitim seksual.

Salla e konsultave në Tel Aviv e terapistes izraelite të seksit Ronit Aloni duket ashtu siç mund ta imagjinoni, raporton BBC. Ekziston një shtrat për klientët e saj dhe diagrame biologjike të organeve gjenitale mashkullore dhe femërore, të cilat ajo i përdor për shpjegim.

Por ajo që ndodh në dhomën fqinje, e cila ka një divan të rehatshëm dhe qirinj, është më befasuese. Aty partnerët zëvendësues të paguar ndihmojnë të mësojnë klientët si të kenë marrëdhënie intime dhe në fund, si të bëjnë seks.
“Nuk duket si hotel, më shumë duket si shtëpi, si apartament“, thotë Aloni. Ka një shtrat, muzikë, dush dhe veprat artistike erotike zbukurojnë muret.

“Terapia seksuale është, në shumë mënyra, terapi çifti dhe nëse dikush nuk ka një partner, atëherë ju nuk mund ta përfundoni procesin“, shpjegon ajo. “Surrogatët janë aty për të modeluar rolin e partnerit në një çift“.
Megjithëse kritikët e krahasojnë këtë me prostitucionin, në Izrael është bërë e pranuar deri në atë masë që shteti mbulon koston për ushtarët që kanë pësuar dëmtime që ndikojnë në aftësinë e tyre për të bërë seks.
“Njerëzit duhet të ndiejnë se mund të kënaqin dikë tjetër dhe se mund të marrin kënaqësi nga dikush tjetër“, thotë Aloni, që ka një doktoraturë në rehabilitimin seksual. “Njerëzit po vijnë për terapi. Ata nuk po vijnë për qejf. Nuk ka asgjë të ngjashme me prostitucionin“, shton ajo vendosmërisht.
“85% e seancave kanë të bëjnë me intimitetin, prekjen, dhënien dhe marrjen, komunikimin, ka të bëjë me të mësuarit si lidhesh me njerëzit e tjerë. Deri në kohën që ke një marrëdhënie seksuale, ky është fundi i procesit“.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV