Video si nëpër filma/ Qytetari merr makinën dhe tenton të përplasë çiftin, efektivi i policisë parandalon krimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë, pasi dy persona fillimisht janë përleshur me grushta dhe më pas situata, është agravuar deri në atë masë sa njëri nga personat, ka marrë makinën dhe ka sulmuar me mjet automjetin, e personit tjetër.

Situata e agravuar, është zgjidhur falë një agjenti policie, që është ndodhur krejt rastësisht në vendngjarje.

Në pamjet filmike efektivi i policisë ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.

Kjo përplasje fizike dhe goditja me makinë është parë nga shumë persona, banorë që jetojnë nga dy anët e bulevardit “Migjeni” në Yzberisht.

Personi me bluzë të kuqe ende i paidentifikuar për momentin, sipas njërës nga vajzave që ndodhej në këtë konflikt, sapo kishte dalë nga burgu.

Në britmat e saj, drejtuar çiftit të bashkëshortëve që po sulmoheshin, nga personi me bluzë të kuqe, ajo i ka pohuar se “…pse e shave, sapo ka dalë nga burgu…”.

Konflikti dyshohet se lindi nga një zënkë banale e cila më pas solli këtë ngjarje, që fatmirësisht përfundoi pa viktima. Policia ka ushtruar kontroll në dy automjetet e personave të përfshirë në konflikt. Aktualisht efektivë të komisariatit nr.6, janë duke kryer veprime hetimore dhe pritet që në ditët në vijim kjo çështje të hetohet nga prokuroria e Tiranës.

 

Të fundit

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati...

Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së...

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Lajme të tjera

Web TV