Fëmijët nuk do t’i kenë më këpucët me baltë/ Rama: Lagje të reja në Thumanë dhe Bupq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takim elektoral me anëtarët e Partisë Socialiste në Fushë-Krujë.

Ndërsa u ndal të tërmeti dhe dëmet e shkaktuara në Thumanë dhe Bupq, Rama tha se falë këmbënguljes dhe forcës së karakterit këto sot do të kenë një lagje të re të transfomuar dhe se ata fëmijë që do të rriten në ato logje nuk do t’i kenë më këpucët me baltë falë rindërtimit që po i transformon këto zona.

“Në Thumanë po rimerr jetë shëmbëlltyra e zemrës tonë. Por edhe në Bupq po ndërtohet një lagje e re ku fëmijët do të rriten krejt ndryshe nga mënyra se si u rritën prindërit e tyre. Deri dje para tërmetit ato familje dhe ato fëmijë ishin më mbrapa se të tjerët, por sot ata fëmijë janë përpara shumë fëmijëve të tjerë. Ata fëmijë sot do të dalin nga shtëpia dhe nuk do të kenë më këpucët me baltë kur të shkojnë në shkollë”, tha Rama.

“Pas një periudhe të tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët ka dritë”, në këtë takim elektoral, ndërsa shtoi: “Ju i ndjetë më shumë se të tjerët lëkundjet e frikshme të tërmetit. Për ditë të tëra ju i ndjetë pasiguritë. Por pavarësisht vështirësive ne rezistuam. Ne provuam që përmasa e njeriut nuk matet në ditë të mira, por matet aty ku toka dridhet nën këmbë dhe kur ndeshet me forcën e një kundërshtie të madhe. Aty ne provuam se çfarë karakteri ne kemi dhe se çfarë mund të bëjmë së bashku përballë çdo të keqeje”.

Në fjalën e saj ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi theksoi në rrugëtimin e PS-së Fushë-Kruja u transformua nëpërmjet projekteve të iniciuara nga kjo forcë politikë.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Gjithashtu ajo i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë për PS-së me qëllim që të gjitha punë për transformimin e Shqipërisë të mos ndërpriten në mes.

Të fundit

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e...

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, e gjejnë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në...

Trump shpall gjendjen e emergjencës, vendos Gardën Kombëtare në Uashington

Donald Trump ka njoftuar vendosjen e Gardës Kombëtare në Uashington. «Do ta shpëtoj kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara nga krimi dhe nga mjerimi», tha ai...

Lajme të tjera

Web TV