Vrasja në Elbasan/ Braçe publikon foton e Berishës: Sa herë lexon humbje në zgjedhje, sytë e tu bëhen gjak dhe vritet një njeri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme në Elbasan, ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, duke postuar një foto të ish-kreut të PD, Sali Berisha.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Braçe ngre akuza nga Berishës duke thënë se sa herë ai lexon humbje në zgjedhje, sytë e tij bëhen gjak dhe sa herë ai lexon humbje në zgjedhje vritet një njeri.

“Është Sali Berisha, doli dje më në fund që askush mos ngatërrohet, askush mos e harrojë”, shkruan Braçe në postim.

Ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Të fundit

Jo premtimeve ekonomike në erë!

Nga Fatos Çoçoli Më 22 shkurt 2025, në takimin me emigrantët në Parma të Italisë, partia kryesore opozitare në vend...

Meta “lirohet” më 12 maj/ Avokati: Nëse e fiton mandatin do kërkohet zëvendësim mase

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët e tij do kërkojnë zëvendësimin...

Takimi me dyer të mbyllura! Lista për deputetë, çfarë kërkon Rama nga kryebashkiakët!

Para se të zyrtarizojë ekipin dhe programin e PS për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama për dy ditë më radhë do t’i...

Kamala Harris në dilemë; të kandidojë për guvernatore apo presidencialet e 2028

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris po konsideron seriozisht një kandidim për guvernator të Kalifornisë – dhe i ka dhënë vetes një afat për të vendosur. Në një...

Nesër 8 Marsi, Veliaj: Transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur një nismë speciale për nënat, zonjat dhe vajzat...

Lajme të tjera

Web TV