“Do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, prokurorët marrin në pyetje Xhelal Mziun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, që është edhe drejtues politik i qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu, është thirrur në prokurori lidhur me deklaratën e bërë dy ditë më parë pasi kundër tij është ngritur akuzë për “thirrje për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”.

Sipas Klan News, Mziu do të merret në pyetje për deklaratën që bëri në Maqellare, ku tha se do nëse do të kishte tentativa për vjedhje votash gjithçka do të përfundonte si ngjarja e Elbasanit, duke iu referuar vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot dhe në vazhdim çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, tha Mziu para banorëve në Maqellarë.

Kjo deklaratë e Mziut u bë pas kapjes së dy punonjësve të Bashkisë Dibër, ku sipas hetimeve dy zyrtarët kishin para dhe karta identiteti të banorëve dhe janë në hetim për blerje votash.

Por një ditë më pas Mziu ka bërë një hap prapa duke kërkuar ndjesë për deklaratën, duke thënë se dhuna nuk është në kulturën e tij.

Të fundit

Xabi Alonso largon yllin e skuadrës: Nuk ke më vend këtu

E ardhmja e Dani Ceballos duket se do të jetë larg Real Madridit. Mesfushori 28-vjeçar po mendon largimin nga...

Kush është Lorenc Lala? I pagoi Laert Haxhiut 50 mijë euro për Albi Bashaliun

Një shtetas shqiptar, i kërkuar si porositësi i një vrasje vite më parë në vendin tonë, ka rënë në prangat e policisë britanike. Sipas...

Luiza Gega akuzon presidentin Smajlaj: Nuk shkoj në Europian, na ktheu 20 vite pas

Të martën në Slloveni do të nisë kampionati evropian i atletikës për shtete, por Luiza Gega nuk do të përfaqësojë Shqipërinë. Atletja e shpallur...

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pas një grindjeje...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Lajme të tjera

Web TV