“Mbante familjen me lëmoshë”/ Historia e 13-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë i mitur nga Fushë Kosova është gjetur i vdekur në gjumë nga babai i tij. Një karrige e peshqir janë vendosur para derës së familjes Puçolli nga Fushë Kosovë. Kjo simbolikë e hapjes së dyerve për ngushëllime pas vdekjes së një familjari, nuk është krejt e zakonshme për ta.

Familja ka humbur djalin 13-vjeçar të cilin për shumë arsye, familjarët e çmonin shumë. Babai i tij Halit Buçolli që e gjeti të birin të vdekur në dhomën e tij. Elmedini qëndroi dy ditë në aeroportin e Prishtinës, e pasi që erdhi në shtëpi ai vdiq derisa po flinte. E që Elmedini kishte pasur një jetë të vështirë e thonë që të gjithë.

Puçolli tregon se si i biri 13-vjeçar nuk vijonte mësimin, por sigurohej që e gjithë familja të mos mbetej pa ushqim. Trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Mjekësi Ligjore për obduksione. Kështu bënë të ditur Policia.

Elmedini duket se është emër i njohur nga të gjithë në Pazarin e Fushë Kosovës. Duke thënë se ishte zemërmirë dhe shumë inteligjent, banorët po kërkojnë drejtësi nga shteti për humbje të fëmijëve të tyre. I pikëlluar për Elmedinin dhe gjithë rastet e ngjashme është përfaqësuesi i lagjes Bashkim Krasniqi. 13-vjeçari dhe angazhimi i tij njihej edhe përtej lagjes së tij.

Në kafenetë ku Elmedini kishte shkuar për të kërkuar lëmosha u shprehën të mërzitur për vdekjen e tij. Pasi rasti u lajmërua në Polici nga babai, ky institucion po vazhdon hetimet për rastin.

Të fundit

Sanksionimi i zyrtarëve të GJNP/Gjykata dënon vendimin e Trump: Po dëmton punën e pavarur

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dënuar urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump që sanksionon zyrtarët e saj. Vendimet e Trump...

Protesta e opozitës, 1200 efektivë për të ruajtur rendin

Protesta e thirrur nga opozita të shtunën e 8 shkurtit ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mesohet se organizatorët e tubimit kanë kërkuar...

Teleskopët vëzhgojnë një valë radioje masive nga një objekt i ndritshëm në univers

Teleskopët në mbarë botën kanë vëzhguar një valë gjigande radioje që rrjedh nga një kuazar që daton në 1 miliard vitet e para të...

‘Bëja fizkulturë çdo ditë dhe pija ujë”, Parashqevi Simaku flet pas kurimit (VIDEO)

Këngëtarja Parashqevi Simaku pas një periudhe 4 javore që ka qenë e shtruar në një spital pas një gjendje të rënduar psikologjike. Në disa video...

Basha: Mos pranoni t’ju trajtojnë si dele, më 11 Maj

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria ka çmimet më të larta të ushqimeve dhe shërbimeve, ndërsa qytetarët përballen me taksa të...

Lajme të tjera

Web TV