Kryepiskopi Anastas, mesazh urimi për festën e Pashkës: Çlirim nga urrejtja dhe variantet e saj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një video mesazhi, Anastasi, Krepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë uron të gjithë besimtarët për festën e Pashkës.

“Çlirim nga urrejtja dhe variantet e saj” është thelbi i mesazhit te urimit te Kryepiskopit, i cili shton më tej në mesazhin e tij se: “Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës ndaj vdekjes dhe ndaj te gjitha pasioneve shkatërrimtare, si edhe na fton te shijojmë çlirimin tone nga pushteti i tyre”.

Mesazhi i plotë:

“Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës ndaj vdekjes dhe ndaj të gjitha pasioneve, shkatërrimeve, si dhe na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Në një botë që vuan nga armiqësi vdekjeprurëse, le të luftojmë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumta. Le të përpiqemi që të fuqizohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike midis njerëzve dhe popujve. Krishti i ngjall vëllezër e motra! Me shëndet e shpresë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë dhe me lirinë e ngjalljes në shpirtin tonë. Gëzuar Pashkën!”.

Ashtu si edhe një vit më parë pandemia kushtëzoi shumë nga ritualet e javës se madhe te pashkës por ketë herë qytetarët ndjehen paksa më të çliruar për festimet e tyre.

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV