Iftari virtual në SHBA, ja si myslimanët dhe hebrenjtë po bëhen bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo mbrëmje gjatë Ramazanit, muajit të vetë-kontrollit dhe lutjeve për myslimanët, besimtarët mblidhen në darkë me familjarë dhe miq për të thyer agjërimin me darkën e iftarit. Gjatë pandemisë COVID-19, disa festuan së bashku në grumbullime përmes rrjeteve sociale. Një organizatë në Los Anxhelos po përdor iftarin virtual për të krijuar ura bashkëpunimi mes myslimanëve dhe hebrenjve.

Çdo ditë Ramazani, në perëndim të diellit vjen koha e Iftarit, kur besimtarët bëjnë pushim për pak orë nga agjerimi.

Në këtë Ramazan, disa qytetarë në Los Anxhelos të Kalifornisë, po organizojnë një iftar jo të zakonshëm virtual, thotë një besimtar mysliman.

“Ne e thirrëm ezanin nga tre sinagoga të ndryshme në Los Anxhelos. E para, mendova se ishte diçka e bukur dhe e fuqishme. Së dyti, shprehte unitetin tonë dhe faktin se të gjithë jemi një komunitet i përbashlët”, tha Adam Fakhri nga organizata „New Ground“.

Iftari virtual u mundësua nga organizata NewGround: Partneriteti mysliman-hebre për ndryshim. Në hapje mbajti një fjalim kryetarit i bashkisë së Los Anxhelosit, Eric Garcetti.

Aktiviteti përfshinte vizitë virtuale në kuzhinën e një imami dhe gruas së tij ndërsa ata përgatisnin ushqimet e tyre të preferuara, dhe një vizitë në kuzhinën e një rabineje dhe bashkëshortit të saj gjatë përgatitjes së ushqimeve të tyre të preferuar.

Pjesëmarrësit thonë se Iftari dhe Ramazani nuk lidhen vetëm me ushqimin dhe agjerimin.

“Disa nga mesazhet janë sakrifica, durimi, humanizmi”, tha zoti Fakhri nga Organziata “New Ground”.

Dhe forcimi i lidhjeve me të tjerët, duke përfshirë edhe ata të besimeve tjera, thotë një pjesëmarrës hebre.

“Fillimsht përqëndrohemi tek marrëdhëniet mes nesh, duke treguar histori personale që lidhen me identitetin tonë“, tha David Weiner, pjesëmarrës.

Lexo edhe :  Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pjesëmarrësit thonë se respekti për një traditë të ndryshme dhe ndarja e momenteve personale ndihmojnë për kapërcimin e hendekut mbi çështjet përçarëse, si problemet mes palestinezëve dhe izraelitëve që shpesh ndajnë hebrenjtë dhe myslimanët.

“Gjithashtu më ka pasuruar fjalorin dhe aftësitë për t’u shprehur kur bëj biseda të vështira”, thotë zoti Weinder.

Ndërveprimet në kremtime të tilla, qofshin virtuale ose fizike, i mësojnë pjesëmarrësit të dëgjojnë të tjerët.

“Mund të biesh dakord ose të mos pajtohesh me të tjerët në shumë raste. Kjo është pjesë e procesit për të kuptuar njëri-tjetrin duke qenë në gjendje ta shohësh problemin me sytë e tjetrit,” tha pjesëmarrësi Adam Fakhri.

Ata thonë se kjo qasje është e dobishme për të gjithë njerëzit, pavarësisht prejardhjes ose përkatësisë fetare.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV