Divorci “më i shtrenjtë” në botë/ Ja çfarë do të ndodhë me pasurinë e Bill dhe Melinda Gates

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill dhe Melinda Gates po i japin fund martesës së tyre pas 27 vitesh bashkë. Dhe kanë qenë pikërisht Melinda Gates dhe bashkëthemeluesi i Microsoft ata që njoftuan të hënën divorcin e tyre, përmes një deklarate.

“Pas një mendimi të gjatë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë”, thuhej në deklaratën e tyre. “Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’ua mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”.

Filantropistët thanë në deklaratë se ata planifikuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates.

Por çfarë do të ndodhë me pasurinë e tyre?

Sipas medieve të huaja, çifti u martua në vitin 1994, shtatë vjet pasi Melinda Gates u bashkua me Microsoft si menaxhere e produkteve.

Kur Bill Gates fillimisht i kërkoi asaj të dilnin bashkë, ai pyeti nëse mund të dilnin “dy javë më pas”.

Melinda Gates tha: “Nuk kam ide se çfarë do të bëj dy javë nga sonte”.

Por pasi i mori numrin, ai përfundoi duke e thirrur atë po atë ditë.

Ata kanë tre fëmijë së bashku dhe siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, secili prej fëmijëve të Gates do të trashëgojë 10 milionë dollarë, ka thënë Bill Gates, dhe pjesa tjetër e pasurisë së Gates do të shkojë për bamirësi.

Në kohën kur u takuan, Microsoft kishte një kapital tregu prej rreth 35 miliardë dollarësh.

Tani, kjo shifër është pothuajse 2 trilionë dollarë dhe Microsoft është një nga kompanitë më të vlefshme në botë.

Lexo edhe :  Çmenduri në plazh/ Vajzat kapen flokësh me njëra-tjetrën (Video)

Bill Gates ka një vlerë neto të vlerësuar prej 124 miliardë dollarësh, e cila u rrit nga 98 miliardë dollarë në vitin 2020, sipas Forbes. Ai është nr. 4 në renditjen e miliarderëve në botë.

Forbes e quajti Melinda Gates një nga gratë më të fuqishme në filantropi, duke e vendosur atë në vendin e 5 në listën e saj “Power Women 2020”.

Melinda Gates ka ndryshuar emrin e saj në profilin e Twitter në Melinda French Gates, duke përfshirë emrin e saj të vajzërisë.

Ata kanë thënë prej kohësh se do të shpenzojnë pasurinë e tyre për kauza filantropike, veçanërisht përmes Bill and Melinda Gate Foundation.

Ata filluan organizatën në vitin 2000 dhe u kanë dhënë miliarda shëndetësisë globale, varfërisë dhe arsimit.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka dhuruar gjithashtu 250 milionë dollarë për përpjekjet e reagimit ndaj coronavirusit që kur filloi pandemia në mars të vitit 2020.

Në vitin 2010, ata filluan “The Giving Pledge” me investitorin miliarder Warren Buffett, një angazhim për të dhënë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi gjatë jetës së tyre ose premtimin për ta bërë për pas vdekjes së tyre.

Detajet rreth divorcit janë të paqarta, por kur CEO i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja e tij, MacKenzie, u ndanë në vitin 2019, “zgjidhja e tyre” ishte 38 miliardë dollarë.

Dhe marrëveshja e bëri MacKenzie Scott gruan e tretë më të pasur në botë.

Ndarja e Gates ka të ngjarë të çojë në pyetje nga ata në botën jofitimprurëse – duke pyetur se si, nëse do të ndikojë kjo – në vendimmarrjet e fondacionit rreth investimeve.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV