Aksident i rëndë/ Efektivi i policisë përplas kalimtarin në aksin Korçë-Pogradec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një efektiv policie ka përplasur një kalimtar.

Bëhet me dije se pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.

“Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit,” njofton policia.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV