“Po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha në pyll”, kjo është fotoja e fundit e familjes Haliti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo është fotoja e fundit e familjes Haliti nga Kosova, Elfetja, Afrimi dhe Ferzinaze humbën jetën si pasojë e konsumimit të kërpudhave të helmuara në Gjirin e Lalzit.

Ka qenë i afërmi i familjes Haliti, që ka treguar se kjo është fotoja e tyre e fundit që ia kishte dërguar Afrimi teksa i kishte shkruar “po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll”.

Dyshohet se nënë, bir e nuse kishin shkuar në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilët i kishin konsumuar atë ditë.

Më pas ata kanë shfaqur shenja helmimi, pasi kanë kaluar disa orë në banesë më pas kanë shkuar në qendrën Shëndetësore të Manzës ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë.

Më pas gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar dhe janë dërguar në Durrës, prej atje menjëherë janë nisur për në Tiranë, për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht kanë humbur jetën.

“Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalëzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, tha familjari raporton “news24”.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV