Zaev: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javën e kaluar, komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, apo e para t’i nisë bisedimet e anëtarësimit në BE, edhe pse zyrtarë të lartë evropianë disa herë kanë theksuar se dy shtetet duhet në bllok t’i hapin bisedimet e anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë së bashku rrugën e integrimit evropian, apo njëkohësisht t’i nisin bisedimet për anëtarësim në BE, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit të hënën në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Zaev, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve MIA, tha se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin e askujt. Siç transmeton MIA, Zaev i tha presidentes së KE-së se “identiteti dhe gjuha nuk duhet të jenë objekt i negociatave me BE-në në asnjë rrethanë”. “Është në interesin tonë të ecim së bashku. Interesi i Shqipërisë është të shkojmë së bashku, të ndihmojmë njëri-tjetrin së bashku gjatë gjithë këtij procesi… Ne e meritojmë nisjen e bisedimeve si askush tjetër. Gjashtëmbëdhjetë vjet jemi me statusin e shtetit kandidat, tre vjet pas Marrëveshjes së Prespës, njëqind ditë pas reformave të përfunduara. Këto, në vitin 2020, u konfirmuan plotësisht nga 27 vendet anëtare të Unionit. Ne vazhdojmë të forcojmë shtetin e së drejtës, e shohim atë çdo ditë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila nuk është e lehtë për asnjë qeveri në botë, nuk është as për ne, por është e ardhmja evropiane”, tha Zaev. Javën e kaluar, komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, apo e para t’i nisë bisedimet e anëtarësimit në BE, edhe pse zyrtarë të lartë evropianë disa herë kanë theksuar se dy shtetet duhet në bllok t’i hapin bisedimet e anëtarësimit. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha për agjencinë MIA se në takimin me kryeministrin Zaev, presidentja e KE-së, von der Layen, përsëriti mbështetjen e saj për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Për këtë gjë, BE-ja ka dhënë dritën jeshile më shumë se një vit më parë, por negociatat nuk kanë mundur të nisin për shkak të vetos së Bullgarisë. “Ajo riafirmoi mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe mirëpriti reformat në Maqedoninë e Veriut në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë me reformat”, tha Mamer. Sipas tij, presidentja e Komisionit Evropian inkurajoi Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që të zhbllokohet procesi integrues. Në nëntor të vitit të kaluar, Sofja ka përdorur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke e kushtëzuar me zgjidhjen e dallimeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”. REL

Të fundit

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive ndërsa 2 të tjera në...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

80 mln euro në arkë, si do i shpenzojë Interi në merkato?

Kur duhen edhe gati 10 ditë nga mbyllja e merkatos për ketë verë, Interi duhet të bëjë me patjetër dy perforcime shumë të nevojshme...

Lajme të tjera

Web TV