Ekzekutimi i Mehmet Qemës në Tiranë/ Në vendngjarje gjendet makineria që prodhon Bitcoin (Fotot)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makineri që prodhon monedhën virtuale Bitcoin është gjetur në vendin e ngjarjes ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, bënë me dije burime pranë krimit ekonomiko financiar për Top Channel.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur krimi ekonomiko financiar për të zbardhur detaje që mund të lidhen me ekzekutimin e Qemës.

Çfarë është Bitcoin

Bitcoin është një kriptomonedhë e krijuar në vitin 2008 nën pseudonimin Satoshi Nakamoto. Ende sot, pas 12 vitesh, ai ruan anonimatin. Monedha filloi të përdoret në 2009 kur u hodh në treg si softuer me burim të hapur, që gjithkush mund të kishte akses, pa pagesë.

Kur Nakamoto mendonte bitcoin ai do të shkruante në një letër të bardhë vizionin që kishte për kriptomonedhën. Ai mendonte një botë ku njerëzit mund të kryenin pagesa në internet mes njëri-tjetrit pa patur nevojën e një banke apo pay pal. Kjo ndodhi menjëherë pas krizës globale financiare.

Vizioni i tij ishte që secili nga ne të kishte bankën e vet, dhe ky sistem do të kryente veprimet në një kohë shumë më të shkurtër se banka dhe me kosto shumë më të ulët. Qëllimi i tij ishte ti kundërvihej sistemit financiar tradicional të kontrolluar.

Praktikisht bitcoin është një kod në kompjuter. Në fillim u deshën 30 mijë rreshta të kodit që të kishe kriptovalutën. Kurse blockchain është teknologjia që bën të mundur krijimin dhe mbajtjen e Bitcoin.

Procesi i prodhimit të kodeve që përkthehen në bitcoin quhet mining dhe vendi ku vendosen aparaturat që e prodhojnë atë quhet fermë.

Të fundit

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga...

“Alien: Earth” – Përbindëshi i tmerrshëm hapësinor i Ridley Scott është vërtet i frikshëm

Krijesa më kinematografike e së keqes vjen në ekranin e vogël, falë mendjes pas ripërpunimit brilant të Fargo-s. Një serial i mbushur me tmerr...

“Po çlodh kockat e mia para se të shkoj 30”, Dua Lipa pushon në Shqipëri

Vera e ka gjetur sërish në Shqipëri këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipa. Pas festivalit Sunny Hill në Kosovë, Dua Lipa sëbashku me partnerin e...

Çopjat në SPAK, çfarë vendosi GJKKO për të akuzuarit

Të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban, dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV