“Të hapen negociatat”/ Spanja jep dritën jeshile për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, duke besuar se kjo do të forconte stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Lajmi i mirë është se Spanja i ka dhënë dritën jeshile edhe Shqipërisë, duke kërkuar hapjen e negociatave për vendin tonë.

Ministrja e Jashtme Maria Aranzazu Gonzalez Laya tha: Ne i shikojmë aspiratat e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit si një mënyrë për të stabilizuar atë rajon, duke i dhënë asaj një dimension të ri sigurie dhe perspektive.

“Spanja nuk është vetëm në favor të zgjerimit, por është e angazhuar për të siguruar që të ketë një përshpejtim në fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dy vendet që kanë bërë më shumë përparim”, tha ajo.

Në intervistë, dhënë me rastin e një vizite në Madrid, ministrja e jashtme rikonfirmoi në të njëjtën kohë pozicionin e Spanjës kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne jemi qartë në favor të mbrojtjes së integritetit të shteteve. Kjo është arsyeja pse ne nuk e njohim Kosovën, por kemi thënë gjithashtu se shpresojmë në një rezultat pozitiv të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha Gonzalez Laya.

Së bashku me Spanjën, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV