Pengu i Guardiolës pas zhvendosjes së finales së Champions League nga Stambolli në Porto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guardiola dëshironte që Manchester City të luante finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll për hir të Ilkay Gundogan, por shtoi se spostimi i finales në Porto nuk ishte një problem për klubin.

Finalja e Champions League midis Chelsea dhe Manchester City më 29 maj do të zhvillohet në Portugali me 6,000 tifozë nga secili klub në gjendje të marrin pjesë.

UEFA deklaroi të enjten se ndëshja do të zhvendosej në Portugali. Portugalia është në listën e gjelbër të Anglisë, kështu që lojtarët dhe tifozët mund të marrin pjesë pa pasur nevojë për karantinë gjatë kthimit në shtëpi. Turqia është në listën e kuqe.

“Nëse UEFA e vendos atë, ne do të shkojmë atje,” tha Guardiola.

“Do kisha kënaqësi të shkoja në Stamboll, sepse që nga karriera ime si futbollist me Barcelonën, kurrë më nuk kam pasur mundësinë të shkoj atje. Asnjëherë në Ligën e Kampionëve.”

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan është me kombësi gjermane, por prindërit e tij janë turq, dhe ai ka dashuri të madhe për vendin.

“Për Gundogan, unë doja të shkoja atje,” shtoi Guardiola. “Fatkeqësisht, UEFA vendosi të shkojmë në Portugali. Nuk ka problem.”

Me 29 maj finalja mes Manchester City dhe Chelsea do të zhvillohet në Porto në stadiumin “Do Dragao”.

Të fundit

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën...

Serbi, regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke...

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Po kërkonin ushqim në Gaza, vriten 38 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë

Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën (sot, 6 gusht) në Rripin e Gazës derisa kërkonin ndihma në kamionët e Kombeve të Bashkuara...

Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari

Mbylljet e llogarive, të cilat Meta tha se ndodhën gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, vijnë si pjesë e përpjekjeve më të gjera...

Lajme të tjera

Web TV