Fushata e OBSH/ I shpalli luftë dezinformimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se po punon me internetin dhe gjigandët e mediave sociale për të luftuar keqinformimet në lidhje me shpërthimin vdekjeprurës të koronavirusit të ri.

‘Ne duhet të luftojmë përhapjen e zërave të pabazuar dhe të keqinformimeve. Me këtë qëllim kemi nisur punën me Google që të garantojmë që njerëzit që kërkojnë informacione për koronavirusin të shohin në krye të listës informacionet e ofruara nga OBSH’- tha Adhanom Ghebreyesus drejtor i pergjithshem i OBSH.

Po ashtu edhe platformat e mediave sociale, mes të cilave Twitter, Facebook,. Tencent dhe Tiktok kanë ndërmarrë masa për të kufizuar përhapjen e keqinformimeve. Drejtori i përgjithshëm i OBSh ndërkohë i ka kërkuar vendeve të ndryshme të botës të impelentojnë vendime që janë të bazuara në prova. OBSH është e gatshme të ofrojë këshilla për çdo vend që po merr në konsideratë masa të mundshme – tha ai.

Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, epidemia ka bërë që të përhapen edhe një mori informacionesh jo të sakta. Ajo sipas OBSH është shoqëruar me një info-demi, ose ndryshe, një mori informacionesh, disa të sakta e të tjera jo që e bëjnë të vështirë që njerëzit të gjejnë burime të besueshme kur kanë nevojë. OBSH nënvizon se po punon për të zbuluar dhe reaguar pas miteve dhe zërave fallsë mbi virusin e Wuhanit.

Këto mite apo zëra fallse, mes të cilëve edhe fakti se antibiotikët dhe ushqimet si hurdha, mund të jenë të dobishëm për kurimin e virusit, apo mundësia që infeksioni të transmetohet edhe përmes letrave dhe pakove postale të ardhura nga kina, ngatërrohen me informacione të bazuara në prova dhe të disponueshme në kanalet e ndryshme sociale dhe në faqen e internetit të OBSH.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV