“Me shpatë do ju presim duart”, si kërcënonte kandidati i LSI në Berat gjatë numërimit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e drejtuesit politik të LSI  Berat, Ardit Çelës, është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku pretendohet se ai ka kërcënuar me ‘prerje’ duarsh gjatë numërimit të votave në këtë qark.

Në video Çela shikohet i ulur në karrige, ndërsa dëgjohet të thotë “bam-bam, me shpatë në dorë”. Ndërkohë, me një reagim në Facebook, Çela thotë se në fakt video është e prerë dhe se ngjarja nuk ka ndodhur siç duket aty.

Ai shkruan se janë disa persona që kanë hyrë nga jashtë duke kërcënuar “do ju presim duart”, pas një situate të krijuar në qendrën e numërimit të votave dhe se ai vetëm ka ironizuar këta persona duke thënë “ju po ju, me shpatë”.

“Ishte momenti i fundit i numërimit, dhe një situate shume komike. Te 4 anëtarët e tavolinës së numërimit, pra përfshire ata socialiste, nuk pranonin të plotësonin një formular me 0 vota për kandidatet, për shkak se gabimin e kishin bere koleget e tyre të mëparshëm dhe kishin vendosur fletët ne zarfin e gabuar. Në këtë moment, disa injorantë kujtonin se fare po behej, për shkak se pak minuta me pare ishte ndërruar komisioneri i LSI. Hyjnë si te forte dhe provokojnë dhe intimidojne ata qe ishin aty, si edhe numëruesit me shprehjet: “ Do ju presim duart” “Do ju presim këmbët” etj.. Kjo vërtetohet nga pamjet sepse shikohet qarte qe te gjithë kthejnë kokat pas ne drejtim te provokatorit duke qeshur, me përjashtimin tim, qe i shkoj pas avazit dhe i them “ Po, po, ju po, me shpata”, pa denjuar te kthehem. Në asnjë moment nuk ka qene komunikimi me kryetaren e ZAZ e cila përpiqej te shpjegonte procedurën. Kur e shoh që tipi vazhdonte te shfrynte, kthehem dhe i them hajde ulu tek karrigia ngjitur, të të sqaroj se është qesharake, sepse doja te shmangia edhe ndonjë përplasje midis njerëzve qe ishin aty”, shkruan ai.

Lexo edhe :  “Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

LSI ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Beratit, duke kërkuar rinumërim dhe rivotim, kërkesë për të cilën prite të merret sot një vendim. Lëvizja Socialiste për Integrim pretedon se në Qarkun e Beratit kësaj force politike iu mor mandati për 77 vota, duke akuzuar për shkelje të rënda gjatë procesit të votimit.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV