“Koha do e tregojë, po i bien në qafë kot!”/ Frrok Çupi i lë të gjithë pa fjalë me deklaratën e fortë që bën për Tom Doshin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i Fjala.al, Frrok Çupi është i mendimit se opozita po bën akuza të kota ndaj politikanit Tom Doshi. I ftuar në emisionin ‘PolitikOn’, Çupi tha se politika në kohët e fundit me z. Doshi është sjellë si Komunizmi me Ballin gjatë viteve të komunizmit.

Ai është shprehur se Tom Doshit, opozita i bie kot në qafë se nuk ka me çfarë merret, pasi nuk ka as fakte për blerje votash.

“E njoh nga afër si person dhe kam përshtypjen se kolegët e mi janë më larg nga sa është personaliteti i Doshit. Politika në kohët e fundit me z.Doshi është sjellë si Komunizmi me Ballin gjatë viteve të komunizmit, e kanë targetuar ashtu kot. I kanë bërë akuza nga më të tmerrshmet, që i ka shitur, i ka blerë.

Realisht nuk është kështu. Di nga afër, në miqësinë e tij, nëse gjendet një njeri që i ka dhënë para për votat, se nuk vë baste… ne nuk jemi mësuar me këto personazhe. Ne nuk kemi të drejtë që ta akuzojmë dikë se e shiti apo e bleu. Tom Doshit i bihet në qafë, sidomos opozita, sepse nuk ka me çfarë të merret”, tha Çupi.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV