Horoskopi për ditën e premte, 20 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Horoskopi i ditës së premte 20 dhjetor 2019 di të sjellë për ju mjaft të reja në atë çka yjet kanë vendosur për fatin tuaj sot. Sipas parashikimeve të astrologëve, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje, ne sjellim sot këtë renditje të shenjave.

Dashi
Mos u largoni nga ndjenjat tuaja. Nëse jeni pranë dikujt, por nuk jeni lidhur ende, nuk është dita e duhur për të marrë ndonjë vendim përfundimtar.

Demi
Keni nevojë të qëndroni pak kohë vetëm. Gjatë gjithë javës keni qëndruar të rrethuar nga njerëz të shumtë. Është momenti t’i kushtoni më shumë kohë vetes.

Binjakët
Sot do të jeni të fokusuar kudo, përveç punës. Do të frymëzoheni nga gjëra të reja. Lëreni intuitën t’ju udhëheqë dhe do të kaloni një ditë mjaft të mirë.

Gaforrja
Do të dëshironi shumë të realizoni një udhëtim të shkurtër me familjen tuaj. Sa i përket anës profesionale, nuk rekomandohet të merrni vendime.

Luani
Sot do të befasoheni nga veprimet tuaja. Do të përfshiheni në disa çështje që nuk e kishit menduar ndonjëherë. Megjithatë, bëni kujdes, pasi nuk përjashtohet mundësia e debateve.

Virgjëresha

Do të kaloni një ditë të këndshme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Çfarëdo gjëje që do të zgjidhni të bëni sot, do të argëtoheni pafund. Sa i përket anës sentimentale po përjetoni momentet më të bukura të lidhjes suaj.

Peshorja

Përgjithësisht do të jetë një ditë e qetë dhe do të mund të përfundoni ato çfarë keni planifikuar.

Akrepi
Do të zgjoheni plot energji. Do të jeni aktiv si në aspektin personal, ashtu edhe atë profesional. Ekziston mundësia të jeni ideatori i një aktiviteti mes miqsh, diçka që do të pritet me shumë kënaqësi.

Lexo edhe :  “Më e pakta 78 mandate”/ Rama ‘zbërthen’ projeksionet, Dibra vulos fitoren më 11 maj

Shigjetari
Do të ndiheni krejtësisht në një botë tjetër. Do të keni dëshirë të meditoni ose të bëni joga. Shpenzoni kohë duke u kujdesur për veten dhe harrojini për disa momente çështjet që mund t’ju shqetësojnë.

Bricjapi
Ekziston mundësia që të keni interes për gjëra, për të cilat më parë as që i kishit menduar. Do të impresionoheni nga mendimet gjatë ditës së sotme.

Ujori
Disa rrethana të pashmangshme mund t’ju përballin me probleme. Megjithatë, ruani qetësinë dhe mos reagoni menjëherë. Beqarët e kësaj shenje mund të marrin sot një vendim të rëndësishëm.

Peshqit
Nëse disa persona në punë ju bëjnë të ndiheni keq, zgjidhja më e mirë është t’i shmangni ata. Mos i kushtoni rënësi gjithçkaje që mund të flitet përreth jush.

Të fundit

Lezha bëhet gati për zgjedhjet, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Qarku i Lezhës është bërë gati për zgjedhjet e përgjithshme të së dieles të 11-majit. Sipas të dhënave zyrtare,...

“Çfarë është Partia Socialiste?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëro Agollit

Vajza e shkrimtarit të madh, Dritëro Agollit, ka zbuluar një intervistë të të atit në vitin 1995, ku ai flet për prezencën e tij...

Çdo minutë, rreth 6,000 rrufe godasin tokën/ Shpiket droni që mund t’i ndalojë ato

Tingëllon si fantastiko-shkencore, por kompania japoneze NTT (Nippon Telegraph and Telephone) ka njoftuar ekzistencën e një droni të aftë për të tërhequr dhe "udhëzuar" rrufetë ....

Çiklisti rrëzohet në Giro d’Italia, lë biçikletën e dëmtuar dhe merr të renë

Aktualisht po zhvillohet Giro d’Italia në Shqipëri. Sot po vijon etapa e dytë në kryeqytetin e Tiranës, një garë kronometri 18.7km me 150 metra...

Sa zgjedhës do të votojnë në secilin qark?

Eduard Zaloshnja  Mbi 3.71 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit në zgjedhjet e 11 majit (sipas listës përfundimtare të zgjedhësve të publikuar...

Lajme të tjera

Web TV