Grabiti vëllain e drejtorit të ALUIZNI-t, Gjykata e liron nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin për lirimin Behxhet Musmuça, i cili ka qenë akuzuar për grabitje të makinës së vëllait të drejtorit të  ALUIZNI-t,  Aurel Gunin.  Ngjarja ka ndodhur një vit më parë ku Guni është kërcënuar me jetë dhe më pas i është grabitur automjeti me dhunë. Mbi  Musmuçën rëndonin akuzuat e  “Vjedhjes me dhunë” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” pasi gjatë kontrollit fizik ju gjetën dy doza heroine.

Prokuroria ka ndryshuar akuzat duke pranuar që të ndryshojë masa e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Musmuça u arrestua në fund të vitit 2018, ndërsa që vendimi për lirimin e tij është marrë nga gjyqtari Bujar Hoxha dhe prokurori i çështjes.

Një vit më parë ka rënë në pranga dhe e dashura e Behxhet Musmuçës, Fjona Cani pasi mbi të rëndoni akuzat e “Kanosjes” së familjarëve të Aurel Gunit dhe “Moskallëzimit të Krimit”. Pa kaluar 3 ditë nga arrestimi i saj Gjykata morri vendimin për lirimin e të pandehurës.

Ngjarja në 2018

Bexhet Musmuça bashkë me të dashurën e tij Fjona Cani u lanë në “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan. 39-vjeçari u akuzua se i ka marrë automjetin biznesmenit Aurel Guni, i njohur si pronar i hotel “Albatros”, ndërsa 28-vjeçarja u akuzua për kanosje.

Ngjarja ka ndodhur më 28 dhjetor në Elbasan, ku Musmuça i ka kërkuar biznesmenit që të shkonte bashkë me të në një lokal në qendër të qytetit, duke i thënë se e kërkonte Ardjan Çapja. Pas refuzimit të Aurel Gunit, vëllai i të cilit është drejtor i ALUIZNI-t në Elbasan, 39-vjeçari i ka marrë automjetin me dhunë. Ndonëse biznesmeni denoncoi për tentativë pengmarrjeje, Prokuroria nuk ka ngritur një akuzë të tillë ndaj dy të arrestuarve.

Dyshohet se Guni ka deklaruar në Polici se është shok me Musmuçën dhe se ky i fundit kishte tentuar ta merrte peng për llogari të Çapjave. Musmuça gjatë seancës së vlerësimit të masës ndaj tij është akuzuar vetëm me veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të makinës së Aurel Gunit dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi në momentin e ndalimit në xhep gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dy doza me heroinë.

Lexo edhe :  Kokainë në Zvicër, SPAK çon për gjykim dy shqiptarët e bandës kriminale

Të dyja akuzat Musmuça i ka pranuar në gjykatë dhe nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë nga trupi gjykues. Ndërkohë, prokurori i çështjes Neritan Hoxha ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues.

Të njëjtën masë sigurimi “arrest me burg” është caktuar edhe për miken e Musmuçës, Fjola Cani, e cila është arrestuar për akuzën e “Kanosjes për të mos kallëzuar”, pasi rezultoi se kishte kërcënuar me jetë anëtarë të familjes së Gunit, duke i thënë se nëse denonconin rrëmbimin e mjetit në Polici, do t’i kanosej jeta familjarëve të Gunit.

Por Musmuça ka këmbëngulur deri në atë pikë sa në formë kërcënimi i ka marrë Gunit mjetin e tij. Gjithsesi, këto mbeten hipoteza, pasi vetë Guni nuk ka pranuar që të flasë për ngjarjen e ndodhur ditët e fundit të vitit 2018.

Bexhet Musmuça u arrestua në flagrancë pasi, ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin Aurel Gunit. Ndërsa Fjona Cani dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit për të tërhequr kallëzimin. Burime pranë Policisë thonë se, Musmuça kishte si qëllim që ta merrte Gunin për një takim me Ardjan Çapjan.

Guni nuk e ka pranuar këtë kërkesë me pretendimin se nuk ka pse shkon, pasi ai nuk e njeh.

Por Musmuça ka këmbëngulur deri në atë pikë sa në formë kërcënimi i ka marrë Gunit mjetin e tij. Gjithsesi, këto mbeten hipoteza, pasi vetë Guni nuk ka pranuar që të flasë për ngjarjen e ndodhur ditët e fundit të vitit 2018./Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV