A do ta “vrasë babanë politik” këtë herë Lulzim Basha?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si për koiçidencë vendimi i Departamentit Amerikan i Shtetit për të shpallur person “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, përkoi me turin e kryedemokratit Lulzim Basha në qytetin e Shkodrës për denoncimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Nga Shkodra, Basha ngriti edhe një herë dyshimet e opozitës për manipulimet e zgjedhjeve duke deklaruar se ato u manipuluan nga dyshja Rama-Doshi.

“…sikurse e dinë shkodranët dhe e gjithë Shqipëria, nuk ka PSD. Ka një ndërmarrje të përbashkët të Edi Ramës dhe të Tom Doshit për të fshehur nën siglën e kësaj ndërmarrjeje, të padëshiruarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka PSD, sepse ka tre kandidate të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, që të tre drejtorë të Partisë Socialiste. Nuk ka as PSD, as PS, por është regjimi Rama-Doshi që bleu me paratë e grabitura të shqiptarëve mjerimin që jua ka shtruar në sofra çdo familje shkodrane dhe shqiptare”, shton Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e ka përdorur kartën e DASH në dhjetëra fjalime e diskutime duhet të tregojë vullnetin e tij se nuk përdor dy standarde në qëndrimet e tij politike. Atij i duhet të vendosë që të vrasë “babain e tij” politik duke mos e përfshirë në Parlament numrin pesë të listës së Tiranës, të padëshiruarin e SHBA-ve, Sali Berishën.

Prej kohësh, Bashës i kanë kërkuar që në shprehjen figurative politike njihet si “vrasja e atit politik”. Madje kjo është kërkuar me forcë nga Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli, por që Basha që njihej si ‘delfin” i Berishës nuk e kishte pranuar. Madje në librin e tij, “Misioni im”, i nxjerrë përpara zgjedhjeve shprehej se “Berisha nuk kishte qenë kurrë një barrë, por një këshillues”. Ky vendim lidhej me faktin se që lideri i ri i çdo partie duhej të vendoste për t’u përfundimisht nga paraardhësi, ashtu siç veproi edhe Angela Merkel me kancelarin Helmut Kohl, liderin e CDU, që e kishte atë si të përzgjedhurën e tij.

Lexo edhe :  Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

“….Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”. Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo ne formimin tim, dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të vrasim babanë”. Babai respektohet në shoqërinë tonë dhe kudo në shoqëritë e shëndosha: jeta ndjek ciklin e saj dhe gjërat shkojnë dhe ecin për para dhe përvoja veçse mund të vleje. Kjo ftese e përhershme për të ‘vrarë babanë’ më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por edhe e pakuptimtë, kur në vetvete përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik, mund të ishin për mua vetëm përparësi, për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim”, shkruan Basha në librin e tij.

Pas një muaji nga zgjedhjet jemi në një situatë të re, dhe ky klasa politike e ka marrë mesazhin e rëndësishëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit që kush është shpallur person “non-grata” nuk duhet të jetë pjesë e Parlamentit shqiptar, që të mbajë ndonjë post publik, apo të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Basha ndodhet para këtij vendimi me “dhuratën” e bërë nga DASH për largimin e Berishës nga Parlamenti. Ky mund të jetë edhe shahu mat i politikës amerikane ndaj kryedemokratit Basha.

Të fundit

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Fejohet djali i madh i Michael Jackson

Prince Jackson, djali më i madh i Michael Jackson, ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Molly. Ai e ndau...

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët ruajnë edhe pas pushimeve

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth...

Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Grimsby surprizoi dje Manchester United duke e eliminuar përmes penalltive nga Kupa EFL. “Djajtë” u bënë objekt tallje nga bota e futbollit. Sot ishte radha...

Lajme të tjera

Web TV