Përfundon rinumërimi i 114 kutive për qarkun Berat, LSI nuk merr mandatin e kërkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka filluar numërimin e kutive të mbetura të qarkut Berat, pas kërkesës së LSI-së.

Nga 110 kuti të numëruara deri tani diferenca midis PS dhe LSI është 67 vota. LSI në këto kuti ka rikuperuar 10 vota.

Mbeten për tu numëruar edhe 8 kuti. Për të ndryshuar mandatin nevojiten sërish vota për LSI, por KAS mund të vendosë të hapë edhe pjesën tjetër të kutive të Beratit.

KAS la të hapur mundësinë e rinumërimit edhe të pjesës tjetër në rast se provohet deformim rezultati, pra ngushtim të diferencës apo ndryshim rezultati.

Nga 46 kutitë e hapura një ditë më parë nuk pati ndryshim rezultati për qarkun Berat, ndërsa LSI rikuperoi vetëm 3 vota e PS humbi 6 vota.

KAS mori vendimin një ditë më parë që të rihapen 114 kuti në qarkun e Beratit dhe të numërohen sërish votat.

Nga 114 kuti votimi që duhet të hapen në total, vetëm 46 u rinumëruan, ndërsa rezultoi se diferenca mes PS dhe LSI ishte 74 vota, ndërsa më parë ishte 77 vota, të cilat i duhen LSI-së që të fitojë mandatin.

Në qendrën e votimit 33 dhe 32 u kontestuan dy fletë votimi, një prej të cilave është konsideruar e vlefshme për subjektin PS, ndërsa një tjetër është konsideruar e vlefshme në favor të LSI-së.

Në qendrën e votimit 3458/1 janë kontestuar katër fletë votimi, 2 prej të cilave janë konsideruar të pavlefshme, ndërsa 2 të vlefshme për subjektin PS.

Ndërsa në tavolinën nr 3 në qendrën e votimit 3345 rezultuan 3 fletë votimi, të cilat KZAZ i ka vlerësuar të vlefshme për PS, por KAS vendosi që njëra të shpallet e pavlefshme.

Lexo edhe :  "Nuk mund të varet vetëm nga Berisha", Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Në tavolinën 8 në qendrën e votimit 3340 janë konstatuar dy fletë votimi të vlefshme, një për PS dhe një për PD. Pas vlerësimit, KAS i konsideron të vlefshme për të dyja subjektet.

Ndërsa në tavolinën numër 7, u konstatuan dy fletë votimi që u cilësuan të vlefshme për PS.

LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

Një ditë më parë KAS vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër.

Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së.

Të fundit

“Vdekje për shqiptarët”, një thirrje për alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje...

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta. Avokati Kujtim Cakrani i...

I kishte skaduar pasaporta, prindërit lënë në aeroportin e Barcelonës fëmijën 10 vjeç

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se...

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit/ E papranueshme heshtja!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, thirrje që u bënë...

VIDEO/ Avioni përplaset me një zog dhe bën ulje emergjente pak pas nisjes

Një avion Airbus A321XLR i kompanisë ajrore Iberia u detyrua të realizojë një ulje emergjente ditën e diel, pas një përplasjeje me një zog...

Lajme të tjera

Web TV