Nuk është thjesht Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Vendimi i Departamentit të Shtetit për të shpallur persona non grata ish- kryeministrin Berisha dhe familjen e tij natyrisht që përbën interesin më të madh mediatik dhe debatet të rrihen rreth kësaj teme. Gjithësesi ajo çfarë bie në sy është se ky vendim trajtohet e lidhur ngushtë vetëm me figurën e Berishës dhe shtrirja mund të shkojë deri te fakti se si do të ndikojë te PD masa e linçimit të liderit historik të saj apo dhe se si do të sillet Basha. Trajtimi kaq i ngushtë i këtij vendimi që mendohet se do të ndikojë fuqishëm në të ardhmen e instirucionalizmit, të drejtësisë dhe të historisë politikë shqiptare, është njësoj si të qash hallin e vetëm një lagjeje katundi kur orteku qëndron frikshëm mbi gjiithë fshatin. Pra, vendimi i Departamentit të Shtetit, nuk është thjesht ndaj individit Berisha, që është dhe personazhi më i fuqishëm dhe përfaqësues i 30 viteve të politikës postkomuniste në Shqiipëri, por është një shtysë direkte për drejtësinë dhe institucionet për të marrë fund periudha e pandëshkueshmërisë. Nuk mendoj se vendimi është për të dëmtuar PD dhe për të avantazhuar maxhorancën, pasi vendime të tilla nuk bëhen sipas hesapeve tona të vogla të politikës së ditës. Hesapet bëhen për një projekt më të madh që është reforma në drejtësi dhe që prej disa vitesh po nxitet dhe sponsorizohet nga vetë SHBA dhe BE. Është shtysë për të forcuar institucionalizmin që ecuria e shtetit të së drejtës të varet pikërisht nga shtyllat e demokracisë dhe jo nga vullnetet e liderëve të fortë që gjithësesi do të përkujdesen për pushtetin e tyre. Ndoshta vetë vendimi i Berishës për ti shkuar deri në fund hidhësisë së fatkeqësisë, duket se momentalisht e fokuson si akt autodestruktiv.

Lexo edhe :  Shqipëria dhe Greqia nuk flasin hapur për thelbin e krizës mes tyre

Askush më parë nga të shpallurit non grata nga SHBA kish ndërmarrë aktin e hedhjes në gjyq të SHBA. Berisha deklaroi se po ngre padi personale ndaj Sekretarit të Shtetit Blinken, por këtë padi nuk e bën as në SHBA, as në Shqipëri, por në Francë. Nuk dihet sa nmund të ketë vlerë një gjykim francez mbi një zyrtar amerikan, aq me tepër kur ky është Sekretar Shteti. Për më tepër kur akuza i drejtohet personalisht ndonëse vendimi që shpalli Blinken, nuk është i tiji personalisht por e një grupi të tërë pune, pra një vendim kolegjial. Është njësoj pra si të hedhësh në gjyq vetë SHBA, gjë që është shumë donkishoteske, sado të kesh qenë politikani më i fuqishëm në katundin Shqipëri. Madje kjo padi mund ti shërbejë vetë Departamentit për të hedhur me katapultë të tjera të vërteta të hidhura që zakonisht vështirë se shkojnë në gjykatë.

Të fundit

Breshëri i pabesueshëm në Torino vesh me akull qytetin në fund të majit

Torino në veri të Italisë u godit dje nga një stuhi e papritur breshëri që solli gjithashtu rreth 80...

Përdoruesit e internetit shtangen kur mësojnë kuptimin e vërtetë të fjalës ‘Wi-Fi’

Në një studim të ri te grupit ‘Statisa’ llogaritej se 66 përqind e popullsisë së botës ka tashmë akses te interneti, dhe përdorin rrjetin...

F1/ Leclerc merr Pole Position në Çmimin e Madh të Monakos, Verstappen niset i gjashti

Charles Leclerc shkëlqen në shtëpi. Piloti i Ferrarit ka vendosur kohën më të mirë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Montecarlos, duke...

Sot finalja e Big Brother VIP 3, ja kush është banori më i votuar nga publiku

Finalja e madhe e 25 majit ka mbërthyer publikun, duke pritur edhe shpalljen fitues të këtij edicioni, ku duket se përballja ka qenë edhe...

Manchester United triumfon në derbin ndaj Cityt dhe shpallet kampion i FA Cup

Festë e kuqe në “Wembley”, aty ku Manchester United fitoi 2-1 përballë Manchester Cityt finalen numër 143 të FA Cup. Një derbi i zjarrtë...

Lajme të tjera

Web TV