Italia fiton ‘Eurovision 2021’, ja cilin vend zuri Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Måneskin” është grupi fitues i “Eurovision 2021”. Banda italiane performoi në skenën e Roterdamit me këngën “Zitti e buoni”. Ishte vota e publikut ajo që përmbysi gjithçka, duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë.

‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun. Në vend të dytë është renditur Franca dhe në vend të tretë me 432 pikë Zvicra, e cila përfaqësohej nga një artisti me orgjinë shqiptare “Gjon’s Tears.

Vendi ynë përfaqësohej nga artistja shqiptare Anxhela Peristeri e cila këndoi e dyta në finalen e “Eurovision”. Ajo u rendit në vendin e 21-të në këtë festival duke grumbulluar 57 pikë, 22 nga juria dhe 35 nga publiku. Katër janë shtetet, të cilat votuan për vendin tone, ndërsa Malta na vlerësoi maksimalisht duke na dhënë 12 pikë. Kënga “Karma” mori ovacionet e publikut, por edhe vlerësime nga producentë mjaft të njohur në botë.

Festivali më i madh i këngës europiane u transmetua ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

Lajme të tjera

Web TV