Hyjnë për të vjedhur, grabitësit dhunojnë të gjithë familjen (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Lezhë, ku një banesë është grabitur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çifit të bashkëshortëve Gjergj e Vitore Doçi.

Gjergj e Vitore Doçi janë goditur me qytën e armës tip kallashnikov, dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Lezhës.

Deri tani janë shoqëruar 10 persona që dyshohen si autorë, ndërkohë që Policia ka mbledhur provat materiale që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Zyrtarisht thuhet se grabitësit kanë marrë një sasi lekësh dhe aparatë celularë të bashkëshortëve.

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Lezhës, ndërkohë që gjendja e çiftit që ka mbetur i plagosur nuk bëhet me dije.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Të fundit

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka...

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

‘Shqipëria Bëhet’: Ngjarja në Vlorë tregon se duhet reformë në polici

Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një...

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rol “joproporcional” në...

Lajme të tjera

Web TV