Mblidhet Komiteti Teknik/ Hiqet maska, ja si do të ndryshojë ora policore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme për të njoftuar masat e reja anti-covid. Komiteti tha se duke filluar nga 1 qershori do të hiqet mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, si dhe do të zhvendoset ora policore në 23:00, nga 22:00 që është aktualisht.

“Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Masat që lehtësohen:

Nga 1 Qershori:

• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.

• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor:
• grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku:

• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

Lexo edhe :  Avioni në Itali rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, pas 244 ditësh, nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.

Të fundit

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin këto partitë e mëdha, apo...

Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

nga Leonard Veizi Në historinë e tragjedive detare, ka raste kur deti nuk është thjesht një hapësirë e pafund ujore, por një arenë ku përmbyset...

Në qelinë muze të Al Capone-s. Aty ku shtyu ditë-netët gangsteri më i madh në botë

Nga ROLAND QAFOKU Sot burgu i Alcatraz-it në San Francisko të SHBA nuk “punon” më. Është thjesht një muze dhe famën e vjetër nuk e...

Lajme të tjera

Web TV