Tronditëse/ Nëna tregon si është abuzuar s*ksualisht 11-vjeçarja: 60-vjeçari e mori në shtëpi, vajzën e gjetëm të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Historia Ime” është bërë një rrëfim tronditës nga një nënë.

Për arsye të ndjeshmërisë së lartë të çështjes, zonja në fjalë ka vendosur të ruajë anonimatin për sigurinë e saj dhe të fëmijëve. Ajo është nga Elbasani dhe pas divorcit ka 6 vite që jeton në Tiranë së bashku me 3 vajzat e saj që janë në moshat 17, 15 dhe 12 vjeç, në një shtëpi me qira.

Nëna e tre vajzave rrëfen historinë e vajzës më të vogël, e cila në kohën kur ndodhi ngjarja nuk kishte mbushur ende 12 vjeç. Një ditë, e mitura ndodhej në Elbasan tek të afërmit e të atit dhe kur do të kthehej në Tiranë, gjyshja e shoqëron në terminalin e autobusëve ndërqytetas në Elbasan, ku i kërkon një zotërie rreth të 60-ve, duke menduar se ishte fatorinoja i autobusit të kujdesej për të deri në momentin që do takonte të ëmën.

Në autobus, vajza është ngacmuar nga ky njeri, por nuk ka mundur të reagojë nga frika. Pasi zbret nga autobusi, ky njeri i thotë se do ta marrë me vete në shtëpinë e tij, nis të bëjë sjellje që e frikësojnë dhe vajza, e trembur, pranon.

Kur mbërrijnë në shtëpinë e 60-vjeçarit, ai nis ta prekë, puthë dhe i kërkon të zhvishet, ndërsa e kryen edhe vetë si veprim. Vajza, gjen një moment për t’ia mbathur dhe jashtë banesës i kërkon ndihmë një vajze për të kryer një telefonatë drejt së ëmës që të shkojë ta marrë.

Kur kthehet në shtëpi, rrëfen në mënyrë të cunguar ngjarjen e tmerrshme. Nga kontrolli fizik që e ëma dhe tezja kanë kryer ndaj vajzës, kanë parë që vajza ishte e lagur dhe nuk kishte mbathjet.

Lexo edhe :  ‘Nis për herë të parë Shkolla Verore’, Rama: Programi do të pilotohet në 3 bashki

Pas denoncimit në polici, i cili ka ndodhur dy muaj më parë, 60-vjeçari është arrestuar pasi e mitura mbante mend adresën e banesës dhe ai nuk ka kryer rezistencë. Autoritetet nuk kanë kryer një kontroll mjeko-ligjor ndaj saj, nuk kanë kryer asnjë procedurë ekzaminimi apo foto.

Nëna nuk e di se çfarë ka ndodhur gjatë marrjes në pyetje, por që nga ajo ditë, e bija është mbyllur në vetvete, nuk pranon të flasë me askënd, as me motrat e mëdha apo shoqet, ka lënë shkollën, përjeton frikë nëse sheh meshkuj të moshës së mesme dhe qëndron vetëm gjatë gjithë kohës.

Mirela Milori: Po vajzat e tjera si po e jetojnë këtë moment?

Zonja: Edhe për ato nuk është e lehtë sepse vajza e vogël ka qenë një tip që dilte, alegro, i shkathët, ndërsa tani është mbyllur më shumë në vetvete.

Mirela Milori: Po shoqe i vijnë për ta takuar?

Zonja: Po, madje i shkruajnë, por nuk do të takojë askënd.

Mirela Milori: Po në shkollë ke folur me mësuesit ose dikë që mund ta ndihmojë për të dalë nga kjo gjendje?

Zonja: Është bërë mundimi dhe ajo thotë “kam qejf të shkoj, por nuk mundem”.

Mirela Milori: Ke folur ndonjëherë se çfarë e pengon?

Zonja: Thjesht vetëm sheh dhe nuk flet fare. As tezja që i jep kurajë dhe i thotë “më ke mua këtu” nuk merr reagim. Fshihet pas derës, rri ulur, do të rrijë më shumë vetëm, mundohet të flasë, por nuk e bën.

Të fundit

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, shkak kërkesa e prokurorit për…

htyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre...

Izraeli ka ndërmarrë një rrezik të guximshëm, por të llahtarshëm

The Economist Për tre dekada, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se kërcënimi më i madh i jashtëm për Izraelin është Irani. Dhe asnjë kërcënim...

Ngrihet “Lockheed F-117 Nighthawk”, avioni i parë i padukshëm nga radarët

18 qershor 1981 Në fund të viteve 1970, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara po kërkonin mënyra për të depërtuar në mbrojtjen ajrore armike...

I ndërtuar brenda një mali/ Çfarë dihet për impiantin bërthamor të Iranit

Pesë tunele të gërmuara në një grup malesh, një strukturë e madhe mbështetëse dhe një perimetër i gjerë sigurie: Kjo është gjithçka që mund...

SALT II, kontrolli mbi garën e armëve bërthamore nënshkruhet nga SHBA dhe BS

18 qershor 1979 Negociatat SALT (Strategic Arms Limitation Talks) filluan si përpjekje e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik për të vendosur kufizime dhe kontrolle...

Lajme të tjera

Web TV