Demokratët ‘sulmojnë’ Bashën: Je humbës i përsëritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët nuk ndalin “shpërthimet” dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, duke e konsideruar përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve më 25 prill dhe “pengmarrës” të karriges së kryetarit të PD.

Demokratët e zhgënjyer akuzojnë Bashën se po bën një “lojë të pisët” me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, duke thënë se ai po i vjedh sërish, vetëm se këtë herë edhe më hapur.

Ti vodhe zgjedhjet brenda partisë herën e parë, edhe më hapur po i vjedh këtë herë!

Vetëm zgjedhjet e partisë, sepse te gjitha zgjedhjet e tjera ti marrin, sepse ti je dështim, ti je i pafytyre, ti je i shitur.

Kushdo që të vijë në krye të PD do të jetë më mirë se Ti, sepse më keq nuk ka ku shkon.”, shkruan një qytetar.

Demokratët të “dëshpëruar” kërkojnë largimin e Bashës dhe nuk kanë pretendime për zëvendësuesin, pasi mendojnë se kushdo që të shpallet kryetar, me siguri do të jetë më i mirë.

“Lulzim Basha (je më I miri, je më i bukuri je më evropiani je kryetari që e çon PD nga fitorja në fitore etj etj). Bëji një nder vetes partisë dhe gjithë demokratëve lësho karrigen se nuk është pronë e tyt eti. Jepi shpresë Shqipërisë dhe demokracisë. Këtë po ta thotë 30 vjet anëtarë e PD po qe nuk ka asnjë lloj interesi dhe asnjë lloj lidhje me asnjë nga kundërshtaret tuaj”, shkruan qytetari.

“Pas 25 Prillit ju duhet ta kishit shkrire kryesin e PD dhe vetëm me demokratët e ndershëm të vazhdonit rrugën për largimin e bandës së sotme qeveritare që mban peng lirinë e shqiptarëve.”, shkruan një tjetër komentues.

“Basha e ke lejuar për 8 vite. Largohu dhe kontribuo nga jashtë për bashkimin e demokratëve. Je humbës i përsëritur!”, shprehet demokrati.

Lexo edhe :  Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Të fundit

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i...

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Lajme të tjera

Web TV