Kejvina Kthella feston ditëlindjen në Dubai me të dashurin, detajet

Kejvina Kthella ka festuar 24 vjetorin e lindjes, me një festë të ‘’çmendur’’ në Dubai.

 

Kejvina publikoi disa fotografi nga festa, duke zbuluar ambientin e dekoruar me lule dhe qirinjtë.
Në festën e ditës së saj të lindjes modelja i kishte kushtuar rëndësi të veçantë imazhit të saj. Kthella zgjodhi një fustan të ngushtë i cili i theksonte linjat trupore ndërkohë që pozonte para kamerës.

Kujtojmë se, në praninë e saj ishte edhe Arta Elezaj, e cila ka publikuar disa fotografi me të.
Ndryshe, ajo në njërën nga fotografitë e publikuara në rrjetet e saj sociale ka ndarë edhe një me partnerin të cilit ia ka fshehur fytyrën.