Sekuestrohen 2.5 kg kokainë në Prishtinë, arrestohet një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi kokaine është sekuestruar dhe një person është arrestuar në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka shkruar se aksioni i policisë u realizua në koordinim të plotë me policinë gjermane, ku u konfiskuan edhe 2.5 kilogramë kokainë, armë dhe fishekë.

“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Po ashtu, policia konfiskoi edhe 2.5 kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Brendshëm më tej ka theksuar se mbeten të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Kujtojmë se javë më parë në Lipjan policia konfiskoi 400 kilogramë kokainë, të cila kapin shifrën e rreth 20 milionë eurove. Ky aksion ishte realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe italiane.

Të fundit

Deputetët e Kosovës nuk i tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim për herë të 52-të

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen...

Nuk na u ndanë bidonët nga supet, gjirokastritët në radhë për ujë

"Cesma e Vidhajt “ në Gjerbës të Mallakastrës është i vetmi burim natyror furnizimi me ujë për 120 familjet e këtij fshati. Edhe pse të...

Izraeli lejon vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

Izraeli do të lejojë që ndihma humanitare të hidhet nga ajri për banorët e Gazës nga vendet e huaja, raportoi radioja ushtarake. Masa do të...

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”, pamje e befasishme!

Sacha Baron Cohen, i njohur për rolet e tij komike si Borat, Ali G dhe Brüno, është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut,...

Delvina në flakë, banorët me lot në sy! Evakuohen 3 fshatra

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur mbi 11 banesa si dhe...

Lajme të tjera

Web TV