OBSH: Koronavirusi nuk është ende pandemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja vdekjeprurëse e koronavirusit që është shfaqur fillimisht në Kinë, nuk përbën ende “pandemi”, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sylvie Briand, udhëheqëse e Përgatitjeve ndaj Rrezikut Infektiv, pranë OBSH-së, tha se është e rëndësishme të trajtohen thashethemet e pabazuara rreth virusit.

Sipas OBSH-së, pandemia është përhapja e një sëmundjeje të re në gjithë botën. Numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi i ri ka arritur tashmë në 425, ndërsa mbi 20,000 raste të prekura nga ai janë konfirmuar në 26 vende të botës. Sipas zyrtarëve, 423 njerëz kanë vdekur në Kinë dhe një në Hong Kong.

Një i vdekur është konfirmuar edhe në Filipine. Autoritetet e Kinës kanë pranuar se ka pasur mangësi në reagimin e tyre ndaj sëmundjes, e cila besohet se e ka origjinën në qytetin Vuhan të provincës Hubei. Komiteti i Përhershëm i Politikëbërjes në Kinë ka bërë thirrje të martën për “përmirësimin e sistemit të menaxhimit të emergjencës”.

Koronavirusi në Kinë, që është një familje e virueseve, është identifikuar si 2019-nCOV. Ai shkakton ethe, kollitje, gulçimë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, mund të çojë në pneumoni, dështim të veshkave e madje edhe vdekje./ REL

Të fundit

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Lajme të tjera

Web TV