I sulmoi sepse ishin myslimanë, 20-vjeçari në Kanada vret 4 prej 5 anëtarëve të familjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër anëtarë të një familjeje myslimane u vranë në një sulm të një automjeti “të paramenduar” të dielën, tha policia kanadeze.

Sulmi ndodhi në provincën e Ontarios. Një djalë i moshës nëntë vjeç, i mbijetuari i vetëm i familjes, është në spital me dëmtime serioze. Një 20-vjeçar kanadez është akuzuar për katër akuza të vrasjes dhe një akuzë për vrasje në tentativë.

Sulmi ishte ndër më të këqinjtë kundër myslimanëve kanadezë, që kur gjashtë njerëz u vranë në një xhami të Quebec City në 2017. “Besohet se këto viktima ishin në shënjestër sepse ishin myslimanë” tha Det Supt Paul Uaight në një konferencë shtypi të hënën.

Policia po shikon akuzat e mundshme për terrorizëm, tha ai, duke shtuar se besohet se është një krim i urrejtjes.

Cilat janë detajet?

Viktimat ishin dy gra – të moshës 74 dhe 44 vjeçe – një burrë 46 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe. Një djalë nëntë vjeç ishte në spital me plagë të rënda, por jo të rrezikshme për jetën, tha policia.

Policia e quajti agresorin e pretenduar si Nathanial Veltman, 20 vjeç, nga Londra, Ontario. Ai u arrestua pa incidente në një qendër tregtare rreth 6 km (4.8 milje) nga vendi i krimit. Nuk dihet ende nëse i dyshuari ka lidhje me ndonjë grup urrejtjeje ndaj myslimanëve në shtetin kanadez. Policia tha se Veltman nuk kishte dënime të mëparshme.

Të fundit

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Lajme të tjera

Web TV