Miratohet ligji kundër reklamave që “promovojnë” homoseksualitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia e Kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban ka paraqitur një projektligj të ri në parlament, i cili parashikon se “reklamimi” i homoseksualitit nuk do të lejohet më. Ky ligj përfshin edhe ndalimin e librave arsimorë, që flasin rreth temës.

Partia qeverisëse planifikon të ndalojë “reklamimin” e homoseksualizmit ose ndryshimin e gjinisë, për grupëmoshën e mitur. Projektligji i cili u prezantua në parlament të enjten u kritikua rëndë nga disa organizata joqeveritare.

Në të ardhmen do të ndalohen të gjitha reklamat nga firmat e mëdha, të cilat do të shprehin solidaritet me këtë temë, si dhe librat arsimorë mbi të. Një aleancë e pesë organizatave joqeveritare ndër to dhe Amnesty International deklaruan, se nëse propozimi miratohet nga parlamenti do të kufizohet rëndë liria e shprehjes dhe të drejtat e fëmijëve.  Sipas tyre partia Fidezs po kopjon “modele diktatoriale që janë në kundërshtim me vlerat evropiane”. Ato gjithashtu paralajmëruan, se qeveria po kthehet kundër qytetarëve të saj duke ndjekur hapat e Rusisë dhe të Kinës.

Në Hungari në dhjetor u miratua një tjetër ligj, i cili kufizon të drejtat e homoseksualëve. Ligji përcakton gjithashtu se gjinia e lindjes nuk mund të ndryshohet dhe ndalon homoseksualët të birësojnë fëmijë./MCN.tv

 

Të fundit

Marrëveshje bashkëpunimi DPA-Arkivi i Bosnjes dhe Hercegovinës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Arkivin e Bosnjes dhe Hercegovinës. Përmes këtij...

Vrasja e recepsionistit të hotelit në Dhërmi, gjendet trupi i Eraldo Nevruzit

Është gjetur trupi i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se u vra nga bashkëpronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu pak pas mesnatës së...

Revista sllovene jehonë bregdetit shqiptar: Destinacioni që ofron gjithçka për pushime!

Jeni duke menduar për pushime verore? Mos u shqetësoni më! Ju mund të vizitoni Shqipërinë, destinacionin ku do të kaloni pushime të shkëlqyera pa...

Pse nuk duhet të flemë kurrë me flokë të lagur

Shumë herë për shkak të mungesës së kohës apo lodhjes zgjedhim të shtrihemi në shtrat me flokë të lagur. Kjo nuk është diçka...

Mjeku i famshëm në Britani, zhduket në ishullin grek

Një mjek i famshëm në Britani të Madhe është zhdukur në një ishull grek. Guruja 67-vjeçare për dietat, njohur për shikuesit britanikë përmes daljeve në...

Lajme të tjera

Web TV