Juventusi në zi, ndahet nga jeta legjenda e klubit bardhezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një flamur i Juventusit, fillimisht si lojtar dhe më pas si menaxher. Giampiero Boniperti, presidenti i nderit i “Zonjës së Vjetër”, u nda nga jeta mbrëmë. Boniperti, i cili do të kishte mbushur 93 vjeç më 4 korrik, vdiq gjatë natës në Torino për shkak të një sulmi në zemër. Në vitet e fundit, ish-lojtari i Juventusit ishte tërhequr në jetën private. Lajmin e ndarjes nga jeta e komunikoi familja. Varrimi do të bëhet në ditët e ardhshme privatisht.

Me këtë njoftim për shtyp, Juventusi donte të përshëndeste një legjendë nga historia e vet: “Ky është lajmi që ne kurrë nuk kemi dashur t’jua japim. Sot, 18 qershor 2021, ne përshëndesim përgjithmonë Giampiero Boniperti, i cili vdiq në Torino në moshën 92-vjeçare. Ai do të kishte mbushur 93 vjeç për disa ditë, 4 korrikun e ardhshëm. Emocioni që të gjithë ne ndiejmë tani nuk na pengon të mendojmë fort për të, për gjithçka që “Presidentissimo” ishte dhe do të jetë gjithmonë në jetën e Juventusit.

Një figurë e pashlyeshme, e cila nga sot i dorëzohet kujtesës, sepse tashmë ka përfunduar në librat e historisë së futbollit prej disa kohësh. Kur shprehni një mendim, dhe ai mendim bëhet pjesë e ADN-së së klubit, të cilit i keni kushtuar jetën, kjo do të thotë që karakteri juaj është bërë identiteti dhe mënyra e të qenurit. Do t’ju kujtojmë përgjithmonë”.

Të fundit

Vota e diasporës: Mbi 70 mijë fletëvotime shpërndahen, por sa do të votojnë?

Ka nisur shpërndarja e parë e fletëve të votimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Deri në orën 15:00...

“Je i pafytyrë”/ Çfarë e futi në sherr çiftin e sapomartuar? Egli heq unazën

Dita e sotme nisi mjaft e qetë për çiftin e ‘sapomartuar’, Egli dhe Gjesti, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banori ngacmonte partneren...

Berisha vijon t’i shpëtojë gjykimit për dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën

Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e PD-së Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”. Kjo është hera e pestë që seanca në GJKKO...

Intimidimi i votuesve, Celibashi vendos koordinator sigurie për çdo qendër votimi

Ilirjan Celibashi miratoi aktin që parashikon vendosjen e një koordinatori sigurie në çdo qendër votimi. Ky koordinator do të raportojë çdo parregullsi që do...

Kryemadhi: Rrëmbimi i Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim, për inate personale

Urdhrin për arrestimin e Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ia ka atribuuar ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. "Rrëmbimi i ilir...

Lajme të tjera

Web TV