Nis “TIRANATHLON” te Liqeni i Farkës/ Gara në not, çiklizëm dhe ecje sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liqeni i Farkës në kryeqytet është shndërruar ditën e sotme në një arenë të vërtetë garash sportive. Dhjetëra të pasionuar pas notit, çiklizmit dhe sporteve janë bërë pjesë e “Tiranathlon”, një aktivitet i rëndësishëm i tregarëshit, i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në vendin tonë.

Gara e cila nisi paraditen e sotme, në orën 10.00, u zhvillua në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen”, në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, që u përuruan dy ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe homologu i tij në Athinë. “Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë çlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës.

Në garën e sotme, pjesëmarrësit në “TIRANATHLON” u angazhuan në gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 km, dhe ecje sportive 5 km për burra dhe gra.

Qëllimi i këtij aktiviteti sportiv dhe kulturor, është që të sanksionohet si një trigarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, tek i cili do të fokusohet për vit interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar. Në garë marrin pjesë sportistë nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht nga Shqipëria dhe Greqia.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV