‘E vrava pasi debatuam’, piloti gënjen sërish policinë greke, ekspertiza mjekësore: 20-vjeçarja është mbytur në gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti i pamëshirshëm i cili mbyti bashkëshorten e tij, Caroline pranë foshnjës së tyre e më pas krijoi një skenar të “çmendur” për të kamufluar krimin e tij makabër po gënjen sërish policinë!

Skenari i tij i parë “ra”, por ai nuk po tregon sërish të vërtetën dhe po ngre një tjetër ‘histori” për t’i lehtësuar vetes krimin që kreu atë ditë të zezë për familjen e tij të re dhe të vogël, prindërit e tij dhe prindërit e Carolines. Në ato 5 minuta që mbajti jastëkun shtrënguar në fytyrën e Carolines, Babis, shkatërroi 3 familje dhe la një vajzë të vogël pa erën dhe krahët e nënës së saj.

Në dëshminë e tij për policinë, 32-vjeçari tha se vrau gruan e tij pas një zënke të fortë mes tyre dhe në gjaknxehtësi, ai theksoi se e zgjoi Carolinen dhe ata debatuan për vajzën.

Por gënjeshtra e paturp e pilotit grek, doli sërish në sipërfaqe pasi ekspertiza mjekësore ka treguar se nëna e re 20-vjeçare është vrarë teksa ishte në gjumë, nga duart e burrit që prej 5 vitesh kishin ndarë jetën bashkë.

Në këtë mënyrë dëshmia e tij e së “vërtetës” “shkatërrohet”!

Si e zbuloi ekspertiza mjekësore?

Ora biometrike në kyçin e Carolines u bë sërish “rruga” e përgjigjeve për ndriçimin e rrugës drejt së vërtetës.

Në orën 03:58- rrahjet e zemrës së 20-vjeçares ishin të një personi në gjumë.

Në orën 04:05- u regjistruan rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës së Carolines derisa në orën 04:11 ajo nuk rrahu më kurrë…

Caroline vdiq në gjumë, nuk pati mundësi as të “luftonte” për jetën.

Kjo shpjegon gjithçka, pasi edhe sipas komshinjve të çiftit atë natë nuk dëgjuan zënka apo të bërtitura, e reja nuk pati mundësi të nxirrte zë…gjithçka mbaroi shumë shpejt.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV