Laporta ndez ëndrrat e tifozëve katalanas: Ronaldo dhe Messi bashkë te Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthimi i Joan Laportës në presidencën e Barcelonës ka sjellë një shkëndijë të re për një klub që kaloi sezonin e kaluar duke u rikuperuar nga dilema e të ardhmes së Lionel Messit.

Gjendja financiare e Barçës ka qenë pengesa për Laportën të realizojë planet për ta bërë ekipin kompetitiv sërish. Ai ka muaj që kërkon mënyra të ndryshme për të rifinancuar borxhin e klubit dhe është afër menaxhimit të tij. Rinovimi i kontratës së Messit është në proces. Babai dhe njëkohësisht agjenti i tij, Jorge Messi, është në Barcelonë duke zgjidhur detajet e fundit të një formulë pagese. Djali i tij ka oferta që pothuajse do të trefishonin pagën e tij te Barça, por ylli argjentinas dëshiron të qëndrojë në Camp Nou pasi Laporta i ka treguar mbështetjen e nevojshme.

Me të ardhmen e Messit pothuajse të zgjidhur, ëndrra e Laportës duket se është afrimi i yllit portugez Cristiano Ronaldo në Katalunja. E ardhmja e Ronaldos nuk do të jetë në Torino dhe pikërisht nga kjo gjë kërkon të përfitojë Laporta. Ai po synon të bëjë të pamundurën për të bashkuar dy ikonat e futbollit që kanë dominuar dekadën e fundit.

Si pjesë e planit të guximshëm të Laportës, Barça do t’i ofronte dy lojtarë Juventusit, me Antoine Griezmann, Sergi Roberto dhe Philippe Coutinho që mendohej të ishin ndër ata që mund të finalizonin transferimin në Torino. Nëse bisedimet fillojnë të përparojnë, thuhet se katalanasit mund të propozojnë një marrëveshje huazimi dhe të përdorë pagat e dy lojtarëve katalanas të përfshirë në marrëveshje për të përshtatur pagën e kërkuar nga 36 vjeçari. Edhe pse do të ishte një marrëveshje e kushtueshme, mediat spanjolle kanë raportuar se të ardhurat e Barçës do të dyfishoheshin me dyshen Ronaldon-Messi në skuadër.

Lexo edhe :  Nën “radarin” e disa klubeve evropiane, Barça insiston për rikthimin e Xavi Simons

Ideja e Laportës duket se është pritur me shumë entuziazëm në Spanjë pasi do të ishte një ngritje masive për La Liga-n, e cila ka vuajtur ndjeshëm mungesën e kapitenit të Portugalisë që nga largimi i tij në vitin 2018 nga Real Madrid. /as.com

Të fundit

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Lajme të tjera

Web TV