I akuzuar për korrupsion, KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Kjo masë është dhënë pasi ndaj Prokurorit është vendosur një masë sigurie “arrest me burg”, nën akuzën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

KLP sqaron se pezullimi ndaj Hasës, zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim.

Kundër këtij vendimi, Prokurori në fjalë mund të bëjë ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kujtojmë që Prokurori Hasa, akuzohet për korrupsion, pasi dyshohet se në këmbim të parave ka hequr ndjekjen penale të Emiljan Miranit.

Madje dhe në një fotografi, të gjendur në dosjen e SPAK për këtë çështje, Prokurori shihet teksa qëndron pranë motrës së Miranit.

Ky i fundit akuzohej për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por pas ndërhyrjes së motrës te Prokurori Hasa, ai është lënë në “arrest shtëpiak”.

Të fundit

Rama takim përmbyllës në Sarandë, premton riinvestim në ujin e pijshëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral përmbyllës në Sarandë u ka premtuar atyre një riinvestim në furnizimin...

“PS do të marrë më shumë vota sesa në 2021”- Spiropali bën parashikimin për qarkun Tiranë

Elisa Spiropali është shprehur e bindur se PS në zgjedhjet e 11 majit do të marrë një shumicë të plotë, madje edhe më të...

“Pretty Woman 2?” Richard Gere ka një kusht

Një vajzë nga rruga që  hyn në jetën e një të pasuri dhe i vjedh zemrën? Historia e “Pretty Woman” mund të vijojë, por...

Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Është në kohën e duhur

Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për pastrimin nga bimësia ujore. Kjo...

‘Fara e keqe që polli ndjesë pastë LSI-ja!’ Lapaj i përgjigjet Ramës

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, njëkohësisht edhe drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sot me një video-mesazh kryesocialistit Edi Rama,...

Lajme të tjera

Web TV