Fero përballë drejtësisë, ja për çfarë akuzohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e të akuzuarit për sulm, Mehmet Elshani, ka bërë që të shtyhet seanca fillestare e paraparë për të martën, në rastin ku së bashku me të po akuzohen edhe Avudllah Islami dhe Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero.

Islami po akuzohet për kanosje me përdorim të mjetit të rrezikshëm, kurse Shabani për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Elshani, gjykatësi Avni Syla tha se nga fletëkthesa rezulton se i njëjta ka ndërruar vendbanim.

Në këto rrethana, seanca e së martës u shty për 8 shtator, në ora 13:30.

Prezent në sallë të gjykimit ishin prokurori Bashkim Zeqa, të akuzuarit Feronit Shabani dhe Avdullah Islami, si dhe mbrojtësi i këtij të fundit, avokati Nazim Mehmeti.

Aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se Mehmet Elshani, më 22 mars 2018, rreth orës 13:15, pikërisht në rrugën “Iliaz Kodra” në Prishtinë, me dashje ka përdorë forcën ndaj të dëmtuarit Lorent Bajrami. Këtë thuhet se e ka bërë në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje të atë çastshme që kishte ndodhur në mes tyre, përderisa i dëmtuari po kërkonte vendparkim për veturën e tij, të dy fillimisht kishin debatuar me fjalë pastaj i pandehuri del nga vetura e tij dhe duke përdorë forcën fizike ndaj tij e kapë për gjoksi të dëmtuarin.

Me këtë, Elshani akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 187, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se në kohën edhe vendin e përshkruar si në dispozitivin e parë, deri sa i pandehuri Elshani ka qenë duke e sulmuar të dëmtuarin Lorent Bajrami, i pandehuri Avdullah Islami i kishte drejtuar në kokë një mjet të metaltë të rrezikshëm, me të cilën seriozisht e kishte kanosur të dëmtuarin Bajrami, duke i thënë që të largohej nga aty, me qëllim të frikësimit të tij, duke i shkaktuar të njëjtit frikë dhe ankth.

Me këtë, Islami akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” me përdorim të mjetit të rrezikshëm, nga neni 185, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo edhe :  Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Tutje, në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuzë thuhet se në kohën dhe vendin e njëjtë të cekur si më lartë, i pandehuri Feronit Shabani ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një Elektroshok me bateri të firmës TË-801TYPE, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla.

Me këtë, Shabani akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Të fundit

Foto e rreme e liderëve evropianë jashtë zyrës së Trump bëhet virale

Një imazh i rremë që pretendon se tregon udhëheqësit evropianë të ulur në një rresht në Shtëpinë e Bardhë...

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti amerikan, Donald Trump, e telefonoi homologun rus, Vladimir Putin, për të nisur përgatitjet për një takim ballë për ballë mes Putinit dhe presidentit...

Arratisje spektakolare në Napoli, dy të burgosur çajnë murin dhe zhduken

Dy të burgosur kanë arritur të arratisen gjatë natës nga burgu i njohur i Poggioreale-s në Napoli. Të arratisurit janë një shtetas algjerian dhe një...

Rivalitet në merkato/ Milani i Tares dhe Interi përplasen për të njëjtët lojtarë (emrat)

Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, ka konfirmuar se sulmuesit Rasmus Hojlund dhe Dushan Vlahoviç janë opsione të mundshme për skuadrën e kuqezinjve, duke...

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë ligji dhe barazia para tij,...

Lajme të tjera

Web TV