Liga e Kampioneve/ Skuadra e Prishtinës kalon pengesën e parë, finale me Interin e Andorrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Prishtinës ia ka dalë që të kalojë pengesën e parë në turin paraeliminator në Ligën e Kampioneve. Kampionët e Kosovës kanë mundur sot ekipin e San Marinos, Folgore, për të siguruar praninë në finalen e turneut paraeliminator që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri.

Ekipi i drejtuar nga Zekiria Ramadani, ka triumfuar falë golave të Krasniqit në pjesën e parë dhe të Hotit në të dytën, në një ndeshje që e ka dominuar dhe ku ka qenë vazhdimisht në kërkim të suksesit duke mbyllur sfidën me 26 tentativa në portë.

Kjo ishte një provë e mirëfilltë force për këtë skuadër në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, ku pas tre ditësh do të kërkojë edhe kalimin në turin e parë të Ligës së Kampioneve përballë Inter Eskaldes të Andorrës. Ky i fundit mundi me shifrat 1-0 Torshavn të Ishujve Faroe në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” dhe siguroi biletën për përballjen me kampionët e Kosovës.

Folgore-Prishtina 0-2
51′ E. Krasniqi, 90’+1′ Hoti

Formacionet zyrtare

Prishtina: Nikaj, Mici, Dellova, Krasniqi, Bardhoku, Lilaj, Xhon, Mankenda, Kryeziu, Boshnjaku, Krasniqi. Trajner: Z.Ramadani.

Folgores: Semprini, Broli, Arigoli, Piscaglia, Sottle, Nuçi, Fall, Spigi, Bernardi, Fedeli, Dormi. Trajner: O. Lepri.

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV