Von der Leyen për ligjin anti-LGBT në Hungari: Është një turp!

European Commission President Ursula Von Der Leyen addresses European lawmakers during a plenary session on the inauguration of the new President of the United States and the current political situation, at the European Parliament in Brussels on January 20, 2021. (Photo by Francisco Seco / POOL / AFP)

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka cilësuar projektligjin e Hungarisë për ndalimin e promovimit të homoseksualitetit, një turp për Bashkimin Evropian.

 “Projektligji hungarez është një turp”, tha von der Leyen mëngjesin e sotëm në Bruksel në një konferencë për shtyp.

Von der Leyen shprehu bindjen se  Bashkim Evropian  përqafon diversitetin duke theksuar se do të përdorë çdo kompetencë të  Komisionit për të garantuar të drejtat e të gjithë qytetarëve evropian.

“Unë besoj te Bashkimi Evropian… ku ju mund të jeni të lirë të doni atë që dëshironi, besoj të një BE që përqafon diversitetin. Kështu që unë do të përdor të gjitha kompetencat e Komisionit për të garantuar që të drejtat e të gjithë qytetarëve evropian të jenë të garantuara, kudo që ndodhen.”, tha ajo.

Sipas von der Leyen, ky projektligji diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual dh se kjo bie në kundërshti me primet bazë të Bashkimit Evropian. Ajo shtoi se nuk do të bëjë kompromis për këto çështje.

“Ky projektligj diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual dhe kundërshton të gjitha vlera themelore të Bashkimit Evropian. Ky është dinjitet njerëzor, është barazi dhe janë të drejtat themelore të njeriut. Nuk do të bëjmë kompromis për këto.”, u shpreh e revoltuar von der Leyen.

Projektligji anti-LGBT, është miratuar nga parlamenti hungarez javën e kaluar  dhe ndalon portretizimin e homoseksualiteti dhe tranzicionit gjinor për të miturit.