Një person në Tropojë tenton të qëllojë me thikë 46-vjeçarin, ai nxjerr kallashnikovin dhe e plagos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 46-vjeçar i identifikuar si Izet Ahmati është arrestuar nga policia pasi mëngjesin e sotëm ka plagosur Bardhyl Kolbibën, 39 vjeç, ngjarje e ndodhur në fshatin Luzhe në Tropojë.

Pas një konflikti të çastit Kolbiba ka tentuar të qëlloi me thikë 46-vjeçari por ky i fundit i është kundërpërgjigjur me kallashnikov. I plagosuri është dërguar në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se pas ngjarjes autori është fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit. Pas arrestimit të tij është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e krimit kallashnikov me një krehër me municion luftarak si dhe thika e përdorur nga 39-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një...

Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Mbase e meritojmë shkatërrimin!

Ben Andoni Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot 197 vende e vunë firmën...

Lajme të tjera

Web TV