Covid-19, MSH: Regjistrohet 1 viktimë dhe 3 raste të reja në 24 orë

Padua (Italy), 22/02/2020.- Ambulances and health workers are seen outside the Padua's hospital, northern Italy, 22 February 2020. A woman of Milan's Lombardy region has died after being infected with the coronavirus, becoming the second death following that of a 78-year-old man who died on 21 February. The new wave of cases in Italy's northern regions have triggered shut-downs of shops, offices and community centers. (Italia) EFE/EPA/NICOLA FOSSELLA

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar 3 persona të infektuar me COVID-19.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e ka fituar betejën me virusin një 73-vjeçar.

Sa i përket të infektuarve, 2 janë regjistruar në qytetin e Elbasanit dhe 1 tjetër në Tiranë.

Lajmi mirë është se 7 qytetarë janë shpallur të shëruar, duke e çuar këtë numër, që prej fillimit të pandemisë në 129,982 persona.

 

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.
Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend.
Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Qershor 2021)
Raste të reja ditore        3
Të shëruar në 24 orë     7
Të shtruar në spitale      1
Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3853

Testime totale            792,878
Raste pozitive             132,509
Raste të shëruara        129,982
Raste Aktive                 71
Humbje jete                  2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          28

Shkodër       18

Lezhë           6

Durrës          5

Elbasan       5

Berat             3

Dibër             2

Kukës           2

Fier              1

Vlorë             1

Lexo edhe :  Policia e Kosovës shkatërron mbi 760 armë ilegale