Pas ndërprerjes në Qershor rikthimi i abonesë së përgjithshme u parashikua në shtator. Por krejt papritur këshilli bashkia vendosi hedhjen në treg të saj që në muajin korrik, me arsyetimin që studimi për përmirësimin e kushteve të transportit përfundoi me herët
Nga sot shitësit e rrugës njoftuan abone me çmime të ndryshme. Vetë kompanitë më përjashtim të njërës ndër to, nuk kanë publikuar vlerën.
Për çmimet e ndryshme në treg, tregojnë edhe qytetarët që u prekën drejtpërdrejtë ekonomikisht për një muaj.
“I blemë abonentë me çmimet të ndryshëm nga 16 mijë e morëm 10 mijë. Shumë mirë që u kthyen”, tha një qytetar
“Abonoja është një mjet transporti që i shërben shtresave të ndryshme dhe është e nevojshme sa i përket çmimeve duhet parë se varrojnë e lozin me çmimet”, tha një tjetër.
Aboneja në përgjithësi deri në muajin Maj , shitej me çmimin 16 mijë lek. Sot çmimi më i ulët është 6 mijë lekë, por vetëm në muajin korrik, për shkak të temperaturave të larta.