Ja kush është kameramani që vrau gruan me thikë, detaje të reja nga krimi i rëndë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohet foto e 51 vjeçarit Artan Ismalaja, personi i cili dyshohet se vrau me thikë gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe.

Krimi i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Bubq të Fushë-Krujës brenda një automjeti tip “Ford” ku autori i dyshuar e ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten.

Në kushtet e rëndesës psikologjike pas aktit të kryer, 51-vjeçari tentoi vetëvrasjen me thikë, por është nisur urgjent drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Del FOTO/ Kush është kameramani që vrau gruan me thikë,

(Foto e publikuar nga Panorama)

Çifti ishin prindër të dy djemve, më i madhi 22 vjeç dhe i vogli 16 vjeç. Artan Ismalaja është me profesion kameraman dhe ka një biznes pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet.

“Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.   Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë ka folur edhe roja i godinës. Ai është shprehur se ka menduar se çifti ishte në momente intime dhe ka shkuar për t’i larguar , por i ka gjetur “të larë” në gjak.

Del FOTO/ Kush është kameramani që vrau gruan me thikë,Del FOTO/ Kush është kameramani që vrau gruan me thikë,Del FOTO/ Kush është kameramani që vrau gruan me thikë,Del FOTO/ Kush është kameramani që vrau gruan me thikë,

 

 

Të fundit

Miss Fushata

Edison Ypi  Djalli bërtet shumë. Bën shumë zhurmë. Të shurdhon. Të tmerron. Të dëshpëron. Duket sikur nga çasti në çast,...

Trump feston 100 ditët në detyrë, lavdëron arritjet e tij dhe sulmon kundërshtarët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e tij të para në detyrë me një fjalim në stilin e fushatës, duke lavdëruar...

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025. Ceremonia e ndarjes së këtij...

Shabani nga Xhamlliku: Koha që Shqipëria të mos votojë për vendet e punës në Gjermani

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në zonën e Xhamllikut në kryeqytet...

Lajme të tjera

Web TV