Çmimet e larta në jug, Zv.Ministrja: Nuk ju çon njeri me zor, s’jemi në komunizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi nuk kurseu komentet e saj rreth çmimeve abuzuese në jug gjatë sezonit turistik veror.
Çuçi thotë për emisionin “Ora Verore” se sigurisht që ka biznese, që abuzojnë me çmimet, duke nënvizuar se Shqipëria ka plotë opsione dhe oferta, nga çmimet më të lira deri te tek çmimet e shtrenjta.

Zv.Ministrja shprehet se secili prej pushuesve është i lirë të zgjedh se në cilin hotel apo restorant të shkojë, në varësi të gjendjes ekonomike që ka.

Ronaldo Sharka: Njerëzit çojnë shpesh te JOQ (media online) fatura, për tu ankuar rreth çmimeve të shtrenjta. Vazhdon të jetë një mit legjendar, apo vazhdon të jetë problem?

Ornela Çuçi: Ti Ronaldo, unë edhe Feridja jemi të lirë të shkojmë, ose mos shkojmë në një restorant. Nuk na thotë njeri, që ti duhet të shkosh me patjetër aty, ku zotëria në fjalë abuzon me faturën dhe me çmimin. Është një sektor i sapolindur, është një sektor që tani ka hedhur bazat e vërteta.

Secili prej bizneseve dhe individëve që i drejtojnë këto biznese, do të duhet të mendojnë për nesër. Por ti je i lirë që të shkosh aty ku fatura të shkon 250 euro nata, siç je i lirë të shkosh dhe aty ku fatura të shkon 15 euro nata. Dhe Shqipëria i ofron të gjitha këto.
Pra mos të futemi te legjendat urbane, që ka fatura jashtë parametrave. /Oranews.tv/

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV